Të rinjtë kosovarë kanë ngritur edhe flamurin e Kosovës në momentin që Papa ka parakaluar para tyre. Papa Françesku i njohur tashmë për stilin e tij komunikativ dhe mesazhet e drejtpërdrejta drejtuar njerëzimit, gjatë aktivitetit i inkuraroi të rinjtë që të marrin hapa të guximshëm për jetën, të jenë ndërtues të paqes dhe të dashurisë vëllazërore dhe të mos kenë frikë të marrin vendime të ndershme e të guximshme për ta ndryshuar botën.
Edicioni i radhës i Ditës Botërorë të Rinisë pritet të mbahet në vitin 2019 në shtetin e Panamasë.






















