Të qënurit nxënës i shkëlqyer nuk ishte aspak ngushëllim. Vizioni i tij ishte në kundër-kohë me rrethanat në të cilat gjendej një 17 vjeçar ne fundin e viteve ’90 në Has. Njohja shumë e mirë e gjuhës angleze, në ato rrethana, bëri që ai të dashurohej me muzikën, por nuk e mendonte veten asnjëherë muzikant, e aq më pak përkthyes.
Kreshnik Peka vendosi “të thyente” rregullin familjar, ku diplomimi universitar ishte rregulli i pashkruar i familjes së tij. 17 vjeçari lehtësisht dallonte mungesat e hapësirave dhe mundësive për të realizuar atë vizionin e tij, ku ikja ishte sfidë në vetevete. Refugjat? Nuk e mendonte kështu. Mbase një kërkues lirie, kërkues mundësish dhe largimi mbetej i vetmi shteg…
Një vend anglishtfolës me patjetër. Australia dukej e largët e kështu Britania mbetej mundësia.
Të gjendurit në Londër, ishte sfida më e madhe, ku përhumbja kurrsesi nuk mund të ishte zgjidhje. Nuk ishte në karakterin e tij që t’i dorëzohej fatit, dhe të mbetej ai refugjati që pret në radhë për të marrë ndihma.
Njohja e anglishtes patjetër që ishte përparësi, por nuk i hynin aq shumë në punë mbajtja mend e thuajse të gjitha hiteve muzikore të atyre viteve. Vetëpunësimi ishte një stacion i parë i udhëtimit të tij duke mbetur në çdo kohë i vendosur për realizimin e vizionit të tij.
“Barman” ishte thjesht titull i përkohshëm, e që mbase për shumë nga bashkëmoshatarët e tij të sapoardhur në Britani, ishte kulmi i një ëndrre, por për Kreshnikun mbetej një hap kalimtar.
Të qenurit i b
arabartë me anglezët nuk e bënte gjuha apo shkathtësitë menaxheriale. Duhej që “de juro” të ishe i tillë dhe sfida e “pajisjes me letra” mbetej natyrshëm një pengesë e madhe. Megjithatë asgjë nuk është e pamundur.
Të punojë për të tjerët, ishte “status” i papranueshëm për Kreshnikun dhe pas natyralizimit ai do të hapte kompaninë e tij.
Tashmë varej tërësisht nga ai realizimi i dëshirave të tij. Hapja e një kompanie dhe menaxhimi me sukses i saj ishte së pari një ide që s’mund të mbetej vetëm e tillë por do të bëhej realitet. Gjeti një hapësirë në industrinë e ndërtimit. Themeloi të parën kompani me pronësi shqiptare në këtë fushë, “ Litte Scaffolding” i bindur se do të ishte e vështirë por që do të triumfonte.
Kishte një çelës suksesi. Përkushtimi. Si çdo biznes do të kishte ulje-ngritjet e tij, por “dorëzimi” nuk i përkiste Kreshnikut që natyrshëm do të triumfonte. Mundohet që të kujtojë ato momentet e para, kur merrte kontratat me shuma që mbase bashkatdhetarët e tij as që i kishin imagjinuar. Korrektësia dhe profesionalizimi ishin shinat nëpër të cilat vinte suksesi i kompanisë së tij. Klientët e tij do të ishin gjithnjë e më të mëdhenj, që nga autoritetet lokale britanike e deri tek kompanitë më prestigjioze.
Në vetëm pak kohë kompania e tij u bë shumë konkurruese dhe ndodh që ai të ndalet dhe të reflektojë për atë rrugëtim të tij të suksesit. Dhe natyrshëm këtë sukses ja dedikon edhe stafit të punës së tij dhe është krejt e natyrshme marrja e kontratave me shuma të mëdha apo përfundimi me sukses i tyre. Kjo është përditshmëria që mbetet në kufijtë e normales. Ai shprehet se kënaqësinë më të madhe e ndjen nga stafi i tij që e ndjejnë suksesin e kompanisë, që ndjehen pjesë e këtij suksesi. Ndjehet i lumtur që kompania e tij ka shërbyer si “trungu që ka nxjerrë filiza” për hapjen e kompanive të tjera nga bashkatdhetarët e tij. Kompania e tij ka qenë një universitet në vetvete për ata ish punëtorë të tij që kanë hapur kompanitë e tyre dhe natyrisht Kreshniku ka qenë jo thjesht “modeli” se si arrihet suksesi por mësu
esi apo këshilltari në çdo hap të tyre.
Tashmë për “Litte Scaffolding” suksesi është thjesht një normalitet. Numërimi i sukseseve mbetet një detyrë e vështirë por investimi në mëmëdhe mbetet prioritet.
“Atdheu është vendi ku bashkohet trupi me shpirtin”-thotë Kreshniku që me nostalgji kujton fëmijërinë, ku atdheu mbetet gjeneza e gjithçkaje. Diku në tingujt e këngëve që janë regjistruar në memorien e tij, kujton me nostalgji atë “Kreshnikun rebel” që nuk mund të mjaftohej me të qenurit nxënës i shkëlqyer. Ishin shumë ëndrra për realizimin e të cilave atdheu ishte mjaft i vogël, e mbase dikur as që e kishte menduar për “ëndrrën Londineze”.
E duket se kjo vazhdon akoma edhe sot, kur fjala shpresë ka humbur çdo kuptim, e rinia vazhdon të largohet dhe “djerrësimi” i atdheut është kthyer në normalitet.
I dhemb mëmëdheu, i dhemb mënyra sesi qeveriset e aq më tepër burokracia deri në neveri të “autoriteteve” që e bëjnë kaq të vështirë investimet në mëmëdhe.
Ndjehet “borxhli” ndaj Atdheut dhe ka plane konkretë për t’ia shlyer këtë borxh, që në ardhmen do t’i realizojë.
Tepër modest, në mesazhin për bashkatdhetarët mundohet të vejë theksin në domosdoshmërinë e ruajtjes së vlerave më të mira shqiptare. Nuk mund të ketë kompromis me ruajtjen e gjuhës shqipe tek fëmijët që rriten në emigracion. Nuk mund të ketë kompromis për mbrojtjen e atyre vlerave për të cilat ne krenohemi.
Ai e konsideron si domosdoshmëri shfrytëzimin e hapësirave dhe mundësive që të ofron Londra, Britania në përgjithësi, në rrugën drejt suksesit, që ka një sekret të vogël; mosdorëzimin në asnjë rrethanë.
Aftësia për “t’u ri-ngritur” duhet të jetë parim që të çon drejt suksesit, dhe besimi të sjellin vullnetin për të vazhduar drejt suksesit pa harruar në asnjë moment që të jesh qenie njerëzore që kurrsesi nuk drejtohesh nga paraja, pra pa rënë pre e parasë, pa u bërë skllav i saj.














