Në Rrugën “Kolubarska” në Mitrovicën Veri, sipas Policisë së Kosovës shtatë të dyshuar të mitur (gjashtë meshkuj K-Serb dhe një mashkull K-Goran), kanë dëmtuar objektin në ndërtim e sipër të kishës ortodokse serbe.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.
Nuk raportohet për te arrestuar.
Rasti është duke u hetuar si “dëmtim i pronës”.























