Policia ka njoftuar se në Podujevë ka arrestuar një femër, pasi një ditë më parë kishte sulmuar nënën e saj.
“Është arrestuar e dyshuara femër K-Shqiptare pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje një ditë më herët ka sulmuar nënën e saj, viktimën femër K-Shqiptare, ndërsa sot e ka kanosur me një thikë. Me urdhër të prokurorit e dyshuara dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.
Në Podujevë ka ndodhur edhe një rast tjetër i dhunës në familje. Policia ka njoftuar se ka arrestuar një burrë i cili kishte sulmuar me thikë gruan e tij.
“Podujevë, 25.07.2017-15:40. Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar për arsye të pa njohura ka kanosur me thikë dhe më pas e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari gjendet në arrati”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndërkohë në Partesh është arrestuar një serb pasi ka sulmuar fizikisht familjarët e tij pas një mosmarrëveshjeje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Serb pasi qe i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht familjaret e tij. Nuk raportohet për të lënduar. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.






















