Me një makinë Smart me xhama të zinj, që e ngisnin me shpejtësi, tre djem nga Fusha Kruja janë ndaluar nga policia dhe më pas, edhe arrestuar. Njeri prej tyre, me një kaçavidë, ka tentuar të vrasë policin që e ndaloi.
Policia e Krujës ka arrestuar dje në flagrancë Armando Stafasanin, 25 vjeç; Klajdi Stafasanin, 28 vjeç dhe Gentian Albrahimin, 21 vjeç, të tre banues në Fushë-Krujë.
Në qendër të Fushë-Krujës, në makinën Smart që drejtohej nga Klajdi Stafasani, djemtë ecnin tej normave të lejuara të shpejtësisë dhe me një mjet me xhama të zinj. Ata nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë që të ndalojnë, ndaj, efektivët janë vënë në ndjekje të tyre dhe i kanë kapur.
Por, Klajdi Stafasani, personi në timon, ka tentuar ta godasë me kaçavidë njërin prej punonjësve të e Policisë e në vijim, të gjithë kanë kundërshtuar, kanosur dhe goditur me grushta, efektivët G.H. 35 vjeç, banues në Tiranë dhe D.Ç. 22 vjeç, banues në Fushë-Krujë.
Si pasojë, u arrestuan dhe iu sekuestruan mjeti Smart me targa AA 771 LP; mjeti tip Golf me targa AA 800 NF dhe një kaçavidë.
Që të tre të rinjtë janë persona me preçedentë penale të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër jetës dhe pronës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale” Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik ”, ” Goditjet për shkak të detyrës”dhe”Kanosjet për shkak të detyrës”parashikuar në nenet 236/2, 237 dhe 238 të Kodit Penal.















