• Latest
  • Trending
  • All

Të fluturosh… me këngë në gojë – Nga Lutfi Dervishi

04/07/2022

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 10 November, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Të fluturosh… me këngë në gojë – Nga Lutfi Dervishi

04/07/2022
in Aktualitet

Kënga e djeshme e kënduar në tunelin e Skërficës do të mbahet mend gjatë. Një pjesë vlerësuan talentin dhe guximin e këngëtarëve, por nuk ishin të paktë edhe ata që vlerësuan guximin e skajshëm të atyre që u dedikohej kënga. Emocionet e forta që të shkakton kënga në kushtet e një vape të papërballueshme janë problem jo vetëm për ata që vuajnë nga zemra. Të këndosh një këngë (si ajo e djeshmja) është një gjë, por ta dëgjosh atë është akt heroizmi.

Kënga është mirënjohje. Në këtë pikë jemi të parët. Renditemi të parët në Ballkan, të parët në Europë dhe të parët në Azi. Është nga rastet e rralla që të qenit të parët me këngë nuk bazohet në legjenda urbane, “fake news” apo thashetheme, por bazohet në fakte, prova dhe dokumente të pakundërshtueshme.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Mbi 200 tunele janë hapur në rrugën që lidh Malin e Zi dhe Bosnjën. Asnjë këngë për be! Mosmirënjohja në këtë rast ka emër.

245 tunele dhe 435 ura janë ndërtuar në hekurudhën që lidh Podgoricën me Beogradin, por nuk gjen as këngë, as poezi as valle.  Vetëm mosmirënjohje nga malazezët dhe serbët.

Kalojmë në Europë, aty ku edhe duam të “shkojmë’.

Në vitin 1994, tre vite pas hyrjes së pluralizmit në Shqipëri, u ndërtua kanali i La Manshit me 50.5 kilometra tunel nën ujë. As anglezët, as francezët dhe as kombet e tjerë që përfitojnë aq shumë nga ky tunel, nuk u kujtuan të bëjnë një këngë. Anglezët jo vetëm që nuk festuan, por kaluan në nostalgji. “Nuk jemi më ishull”, “Tani jemi pjesë e kontinentit”- jargaviteshin titujt e gazetave të mëdha angleze.

Po francezët kaq problem e kanë pasur për të bërë një këngë, apo i ka penguar proverbi i tyre që: “këngët janë ëndrra, por në kohën e shkuar”.  Është e qartë se siç thoshte Charles De Gaulle, “popujt që kanë shumë këngë të lavdishme nuk kanë histori”, por nuk ka kërkuar njeri nga francezët shumë këngë, por një mund ta kishin bërë për La Mansh-in se nuk është vepër e vogël.

Këtë vepër madhore ata e mbaruan për 6 vjet. (15 dhjetor 1987-10 dhjetor 1993). Ne na u deshën 16 vjet për Kardhiq-Delvinë. Në La Mansh kanë ecur më shpejt ndoshta se nuk e kanë ndarë në lote dhe sidomos nuk kanë bërë inspektime të punimeve. Por skandali është tjetër kund. Megjithëse e mbaruan tunelin më 10 dhjetor 1993, qarkullimi u lejua në qershor 1994. Mendja ta do që e kanë shtyrë për zgjedhjet, por arsyeja është edhe më banale se kaq: Kolaudimi. Punë frikacakësh që fshihen pas fjalës “standard”.

Por ka edhe më keq!

Kur vjen puna te këngët kinezët kanë mbetur prapa botës. Megjithëse Kina ka plot vepra të denja për këngë deri më tani është regjistruar vetëm një e tillë, ajo për Presidentin Xi Jinping. Dhe për turpin e kinezëve, këtij populli të madh, më i madhi në planet, kënga ka ardhur nga grupi i humbur muzikor i provincës së Henanit, Kina Qendrore. “Baba Xi dhe mama Peng” (Peng Liyuan, zonja e parë). Kinezët mirë që nuk ia thonë për këngë, por të paktën mos të shkurajojnë popujt e tjerë duke thënë: “këngët janë si ninullat, shërbejnë për të vënë popullin në gjumë”.

Për ta bërë të plotë rëndësinë e këngës, sidomos këtu në Ballkan po riprodhoj më poshtë një bisedë të një mikut tim me ciceronen e muzeut të Cetinjës:

Ajo: Nga 2400 km2, nën mbretërimin e Krajl Nikollës, Mali i Zi arriti 13 812 km2.

Ai: Dikujt ia morët këto toka?

Ajo: Po, Bosnjës, Kosovës dhe sidomos Shqipërisë.

Ai: Më vjen mirë që të paktën e pranoni këtë.

Ajo: Nuk mund të gënjej për një fakt historik.

Ai: Ndihem keq se sa këngë kemi ne kundër Krajl Nikollës dhe Malit të Zi.

Ajo: Po, e di. Ju shpartallo me këngë, Krajl Nikolla merr toka…

Ngela si m… në shi, rrëfeu miku. Nën shiun e butë të asaj dite gushti, Cetinje 2019.

Ciceronia u tregua e sinqertë dhe tha se malazezët kanë vetëm një këngë për Krajl Nikollën dhe atë pasi e kishin rrëzuar nga froni. (Krajl Nikolla na umore, blagostilja Crnagore-Krajl Nikolla duke dhënë shpirt, bekon Malin e Zi).

Po të futesh në Google dhe të kërkosh sa këngë kemi bërë për Krajl Nikollën kupton qartë se malazezët nuk kanë pasur, nuk kanë dhe nuk do të kenë asnjë shans të fitojnë përballe nesh. Kemi dhjetëra këngë për Krajl Nikollën. Mund të na kenë marrë toka boll, por me këngë i kemi mbyt. Ky është fakt.

Kënga siç e thamë që në krye është shenjë respekti dhe mirënjohje. Ne të paktën nuk jemi popull mosmirënjohës. Edhe veprat publike që nuk kanë mbaruar prej më shumë se një dekade: Unaza e madhe, rruga Arbërit, Qukës-Qafë Plloçë etj., nuk është çështje projekti, fondesh apo shpronësimi, është thjesht çështje frymëzimi. Kur të jetë kënga gati, zëre se mbarojnë sa hap e mbyll sytë.

Kënga për veprat publike të bëra me paratë e taksapaguesve mund të jetë një “vlerë” unike që ne ia japim bujarisht Bashkimit Europian. Madje në kuadër të ndarjes së punëve, mund të negociojmë që ata të bëjnë punën dhe ne t’ua kthejmë detyrimin me këngë.

Çdo shtet anëtar i BE dhe jo vetëm, mund të porosisë këngë te ne për çdo vepër publike.

Besoj se do ia dalim!

Previous Post

Osmani: Propozimi francez e njeh maqedonishten si gjuhë zyrtare në BE

Next Post

Superskandali/ Zbulohet skema si ka vjedhur qeveria me inceneratorin e Tiranës

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Superskandali/ Zbulohet skema si ka vjedhur qeveria me inceneratorin e Tiranës

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.