• Latest
  • Trending
  • All

Superskandali/ Zbulohet skema si ka vjedhur qeveria me inceneratorin e Tiranës

04/07/2022

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 20 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Superskandali/ Zbulohet skema si ka vjedhur qeveria me inceneratorin e Tiranës

04/07/2022
in Aktualitet

Një skemë e pastër, e cila konsiston në ngritjen e shoqërive fantazëm, për të justifikuar milionat që buxheti i shtetit i ka kaluar inceneratorit të Tiranës është zbardhur pas një pune hetuese 6 mujore. Në bazë të saj qëndron një parim i thjeshtë. Nëse inceneratori i Tiranës financohet vetëm me para publike, pronarët e tij, të lidhur ngushtë me qeverinë që edhe pse janë në kërkim vazhdon e i paguan ende me afro 80 mijë USD në ditë, duhet të gjenin një mënyrë që, milionat që u derdheshin nga buxheti, ti raportonin si punë të kryera, duke përdorur për këtë qëllim kompani inekzistente, të cilat gjoja u shisnin betonin, hekurin, bitumin etj. Këto kompani fantazëm regjistroheshin në emra njerëzish të panjohur, shpesh mbi 80 vjeçarë, ose me porofesione si kamarier, berber, bujk, që nuk kishin bërë kurrë biznes në jetën e tyre.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Inceneratori i Tiranes pamje me dron e dates 6 korrik

Një celulë me financierë e ngritur nga LSI- rezultatet, dokumentat, faturat tatimore dhe konkluzionet e së cilës Lapsi.al i ka verifikauar një për një- ka punuar prej muajsh për ta zbardhur këtë skemë. Prej saj rezulton se janë të paktën 24 kompani fiktive që kanë shërbyer si mbulese për vjedhjen e parave publike që disbursoheshin nga thesari. Për të kuptuar funksionimin e saj duhet ditur që sipas kontratës me qeverinë inceneratorit të Tiranës do ti duheshin 128 milionë euro për tu ndërtuar.

Deri në momentin që flasim nga thesari drejt tre të këkruarve, Zoto, Mërtiri, Gugallja janë disbursuar afro 60 milionë euro. Por rezulton se pothuajse gjysma, 30 milionë euro, janë punë që i kanë kryer këto kompani fantazmë.  Po si përvetësoheshin këto 30 milionë euro? Për këtë është vënë në funksionim një skemë e menduar nga mjeshtra të mashtrimit financiar. Ata ngrinin fillimisht dhe regjistronin kompaninë fantazëm. Ajo bënte sikur kryente aktivitet blerjeje. Për ilustrim ne po marrim si shembull njërën prej tyre të quajtur “AM CO&CO”, e regjistruar në Mëzez, me gjoja pronarë Arben Përlala dhe Mrika Përlala (poshte).

Po të shohësh bilancin e kësaj kompanie fantazëm del se ajo ka bërë blerje afërsisht në masën 18 milionë USD. Dhe po në të njëjtën kohë ajo ka bërë shitje tek inceneratori i Tiranës në masën 19.5 milionë USD tek inceneratori i Tiranës. Pra po të ndjekësh nga pas vetëm shifrat operacioni duket si normal, po po të thelloshesh pak skandali bëhet më i madh, sepse “AM CO&CO” nuk ka në aktivitetin e saj blerje që do i shërbenin një firme që ndërton inceneratorin. Ajo blerjet i ka bërë në kompani që iportonin, për shembull, fruta nga jashtë, apo që prodhon ujë në Shqipëri. Natyrisht kompania fanjtazëm nuk e blen realisht as shishet e ujit as ananasin, ajo vetëm lëshon fatura……………………….Dhe në kompjuterin e tatimeve ajo rezulton si një kompani me xhiro të madhe. Kështu që kur ajo i shtet beton apo inerte inceneratorit të Tiranës, në sipërfaqe gjithçka duket normale.

Por 19. 5 milionë eurot që ajo i ka bërë shitje fiktive inceneratorit të Tiranës shërbejnë vetëm për të justifikuar se puna për të cilën inceneratori është paguar nga buxheti i shtetit është kryer dhe u mundëson pronarëve të tij tashmë të arratisur që paranë publike ta transferojnë në llogaritë e tyre në parajsa fiskale.

Natyrisht kjo vjedhje ditën për diell, nuk mund të realizohet kurrë pa bashkëpunimin e ndërgjegjshëm të tatimeve të cilëve nuk mund ti shpëtojë dot anomalia e një kompanie që blen kivi dhe shet beton dhe pa mbylljen e qëllimshme të syve nga drejtoria e mbikqyrjes së koncesioneve në ministrinë e Financave. Pra është e qartë se kjo është një skemë e ideuar e mirëmenduar dhe e mbikqyrr nga lart.

Por duke hetuar aferën e vjedhjeve me djegësin e Tiranës dhe aktivitetin e 24 kompanive që bënin të njëjtën punë si  “AM CO&CO” celula e financiare e LSI-së, gjetjet e së cilës i ka bërë publike sot Monika Kryemadhi, ka zbuluar edhe një skandal më të madh. Këto kompani, që figurojnë në tabelën këtu poshtë, rezulton se nuk janë përdorur vetëm nga bosët në arrati të inceneratorëve.

Nga të dhënat e tatimeve del se ato janë përdorur edhe nga oligarkë të tjerë që fitojnë garat publike të rrugëve duke ofruar 99.9% të vlerës dhe pastaj kanë nevojë të fryjnë kostot e punimeve duke bërë blerje fiktive si ato që i ofronte inceneratorit të Tiranës “AM CO&CO”. Gjithashtu rezulton se ‘shitjet’ fiktive që këto firma fantazëm i kanë bërë të mëdhenjve, i kanë shërbyer këtyre të fundit për të bërë evazion fiskal ër të fryrë kostot në mënyrë që të paguajnë më pak tatime dhe për të rimbursuar TVSH. Kur prezantoi të hënën në mëngjes gjetjet e investigimit, Monika Kryemadhi bëri të ditur se do ti denoncojë ato në SPAK. Sipas të gjitha gjasave Prokuroria e Posaçme e kapur nga pushteti s’ do të bëjë asgjë më shumë sesa tatimorët me sy të mbyllur. Por nëse rastësisht ndodh e kundërta, kjo është një nga ato afera që rrëzojnë shteti. Sepse ajo dëshmon se si me bashkëpunimin e plotë të qeverisë është ngritur në këmbë një skemë e pastër e grabitjes të parave publike. lapsi

Previous Post

Të fluturosh… me këngë në gojë – Nga Lutfi Dervishi

Next Post

Rrëfehet 90-vjeçarja që iu faturuan miliona euro nga inceneratorët

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Rrëfehet 90-vjeçarja që iu faturuan miliona euro nga inceneratorët

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.