Disa të burgosur në burgun e Dubravës kanë shantazhuar institucionet e drejtësisë se do të kryejnë vetëvrasje në rast se atyre nuk iu plotësohen kushtet.
Rasti i fundit i një kërcënimi të tillë nga një i burgosur është shënduar javën e kaluar, shkruan Tribuna.
Një i burgosur ka kërkuar që të transferohet në një tjetër qendër paraburgimi, për shkak të kushteve mizerable në atë dhomë ku po e vuan dënimin e tij.
Ai ka kërcënuar me vetëvrasje nëse nuk i plotësohet kërkesa.
Vetëm këtë vit kanë ndodhur gjashtë vetëvrasje të të dënuarve në Dubravë.















