Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në paraburgim, ku dy të arrestuar janë dhunuar dhe ndodhen në gjendje të rëndë.
Ky fakt bëhet i ditur nga Ministria e Drejtësisë, që njofton se ka urdhëruar që të nisë një hetim nga ana e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve.
Ministria nuk ka dhënë shumë detaje, por sqaron se dy të arrestuarit Artur Polovina dhe Ismet Kumria janë dhunuar dhe janë dërguar në paraburgim në gjendje të rëndë shëndetësore dhe me dëmtime të dukshme fizike për shkak të dhunës së ushtruar.
Njëri prej tyre është dërguar në spital në gjendje më të rënduar. Ministri Manjani ka kërkuar që të hetohet kjo ngjarje dhe të referohet në Prokurori. Të dhunuarve po u merret dëshmia për të zbardhur plotësisht këtë ngjarje të rëndë.
Njoftimi i Ministrisë së Drejtësisë
Ministria e Drejtesise njofton se:
Sot me date 6 maj 2016, nga ana e policise se shtetit jane dorezuar ne paraburgim shtetasit A.P dhe I.K.
Shtetasit e arrestuar jane dorezuar ne gjendje te rende shendetesore dhe me demtime te dukshme fizike per shkak te dhunes se ushturar, ndersa njeri nga te arrestuarit ka demtime me te renda dhe gjendet ne spital.
Ministri i Drejtesise, z. Ylli Manjani ka urdheruar Sherbinin e Kontrollit te Brendshem te Burgjeve qe te evidentoje ngjarjen dhe ta referoje menjehere rastin ne Prokurori, ndersa sjell ne vemendje se ushtrimi i dhunes ndaj personave te ndaluar perben veper penale.
Aktualisht, personave te demtuar po ju merren deshmite paraprake dhe ceshtja do t’i referohet prokurorise.














