Një i ri shqiptar është vënë në pranga mesditën e sotme në Gjermani.
Siç shkruan media gjermane, shqiptari 20-vjeçar ishte ndaluar për verifikim, pasi kishte ngritur dyshimet e policisë. Ndalimi i tij është bërë në Bilfeld dhe është dërguar në ambientet e policisë.
Gjatë verifikimeve është zbuluar se ndaj shqiptarit ishte në kërkim ndërkombëtar pasi ishte shpallur në kërkim për trafik lëndësh narkotike.
Pas kësaj ai është dërguar në qeli, në pritje të mbërritjes së dokumenteve për ekstradimin e tij në Shqipëri.














