• Latest
  • Trending
  • All

Talenti ynë në serinë amerikane

22/07/2015

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 13 May, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Kulture

Talenti ynë në serinë amerikane

22/07/2015
in Kulture

Val Maloku është nja djalosh i ri që premton shumë me talentin e tij për aktrimin. Pas sukseseve të njëpasnjëshme me filmin “Babai”, me të cilin u paraqit në disa festivale, së fundi, Vali mori edhe një ofertë që, lirisht mund të quhet historike për artin tonë. Ai u ftua të bëhet pjesë e serisë amerikane, “The Legends”, në të cilin do të paraqiten edhe disa yje e emra të njohur të kinematografisë amerikane. Mu për këtë ne munduam që ta bëjmë një reportazh më të gjatë për Val Malokun, për fëmijërinë e tij, për talentin e tij, për sukseset e tij, për përkrahjen që ka marrë. Intervistuam babanë e tij, Valon Malokun, po ashtu një fytyrë e njohur e televizionit tek ne.

Valon Maloku na tha se as ai vetë nuk e ka pritur një sukses të këtillë të Valit me filmin “Babai”. “Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Edhe pse mendoja se filmi “Babai” do të pritet mirë dhe do të pranonte çmim në Mynhen, personalisht për Valin nuk e kam pritur që do të jetë edhe fitues, pasi që është ende fëmijë. Por, shpallja si aktori më i mirë, së bashku me Astrit Kabashin, nga një juri, ku kryetar ishte regjisori më i famshëm tash për tash në Gjermani, Sebastian Schipper, e nderon edhe më shumë punën e Valit”, tha Maloku për “Zërin”.

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

10/10/2021

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

28/09/2021

Publiku për Valin: “Një dhe i vetmi!”

Por, si ishte pritur paraqitja e Valit nga publiku çek, gjerman dhe nga do ku ishte paraqitur? Valon Maloku na tha se në çdo premierë, kur paraqiteshin para publikut ekipi i filmit, sa herë thirrej emri i Valit shoqërohej me ovacione të pafund, por edhe me ndonjë fjalë të bukur si “një dhe i vetmi”, etj.

“Por edhe gjatë ditëve që qëndruam në dy festivalet, ndodhte që në rrugë të vraponin ata që e kishin parë filmin për të folur me Valin dhe për ta përgëzuar me fjalët më të bukura”, tha Maloku, duke shtuar se edhe drejtoresha e Festivalit, Diana Iljine, personalisht e përgëzoi Valin për rolin para ndarjes së çmimeve. “Kryetari i jurisë në Mynhen e vlerësoi si shumë natyrale lojën e Valit dhe pas ndarjes së çmimeve erdhi dhe e përgëzoi personalisht, u fotografuan së bashku dhe e di që e tha edhe një fjalë: “ky nuk ka qenë vetëm film, ky jemi ne, Evropa”. Ndërsa filmi ka marrë edhe një sërë kritikash”, tha Maloku, ku sipas tij, në të gjitha vlerësohej lart shikimi i Valit, loja natyrale dhe sinqeriteti i tij në rol.

Ajo që u bë lajm ditë më parë ishte edhe ftesa që mori Vali për t’u paraqitur në serinë e njohur “The Legends”. Valon Maloku na tha se “The Legends” do të jetë sfida e radhës, edhe pse do të jetë një rol i përkohshëm, e rëndësishme është vetë ideja që për këtë rol kanë kërkuar aktorë më shumë se një muaj dhe pos kësaj, sipas Malokut, “menjëherë pas premierës në Karlovy Vary të Çekisë na u ofruan për casting, ta them të drejtën, me këmbëngulje për ta pranuar ofertën, edhe pse në fillim kishim dyshim se a i duhet angazhim i menjëhershëm Valit.”

Sipas tij, kjo është një arritje e madhe, “por suksesin do ta plotësojë pas xhirimeve, nëse arrin të vlerësohet që e ka kryer rolin me sukses”. Në këtë seri të njohur paraqitet edhe një emër mjaft i famshëm i kinematografisë amerikane, Sean Bean. Valon Maloku na tha se krejt jetën ka punuar me aktorë, të cilëve është munduar t’iu hapte dyert e suksesit dhe të famës. “Dhe të vjen koha kur suksesin më të madh do të ma kthej djali – kjo është e papërshkrueshme. Të jetë përkrah aktorëve si Sean Bean, të cilët kanë luajtur në filma të nivelit botëror, është si ëndërr, por prapë momentalisht ndjenjën më të mirë e kam nga çmimi në Mynhen”, tha Maloku, duke shtuar se kjo e fundit është më e vlefshme se krejt tjerat.

Maloku: Shkolla është më e rëndësishmja!

Ajo që na interesonte ishte dhe mosha kur kishte nisur aktrimin Vali dhe mosha kur ishte vënë re talenti i tij. “Valin e kam angazhuar shumë pak si fëmijë në ndonjë reklamë, por roli në filmin “Babai” është puna e parë që ai e ka bërë me aktrim. Janë bërë nëpër shkolla audicione, ku janë shikuar me mijëra fëmijë dhe pas disa audicioneve Vali fitoi krejt falë origjinalitetit të tij,” tha Valon Maloku për “Zërin”, duke na sqaruar se talentin e të birit, Valit, e ka vënë re qëkur ai ishte më i vogël, “por nuk i kam kushtuar rëndësi, pasi që prisja që kur të rritet do të vendoste vetë a dëshiron që ky të ishte drejtimi i tij apo jo”.

Një gjë me rëndësi që na interesoi ishte edhe se sa është i përgatitur psikologjikisht Vali për moshën që e ka që t’i bëjë ballë tërë këtyre aktiviteteve dhe famës së përnjëhershme në një moshë të këtillë. Valoni na tha se ka punuar me kohë me të për këtë punë dhe se i përkushtohet njëzetekatër orë, siç tha ai, “së pari si shok i tij, duke ia paraqitur të gjithë këtë çfarë po ndodh më tepër si argëtim dhe lojë”.

“Vali në këtë moshë më tepër e merr këtë si kënaqësi sesa si angazhim. E mira është që Vali është rritur afër punës dhe famës sime dhe e di se si të sillet”, tha Maloku, duke shtuar nuk e ka marrë me stres të ardhmen e karrierës së Valit. “Gjithçka po ndodh shpejt. Do t’ia lëmë kohës. Shkolla është më e rëndësishmja. Fati i mirë që edhe filmi, edhe seria, xhirimet i kanë pasur gjatë pushimeve të shkollës”, tha ndër të tjera babai i Valit, Valon Maloku.

Krejt për fund ishim kureshtarë të dimë edhe nëse Vali – por edhe talentet e tjerë sikur ai – ka marrë ndonjë përkrahje, qoftë ajo financiare apo morale nga institucionet përgjegjëse shtetërore. Babai i tij, Valon Maloku, nuk na e dha një përgjigje, duke thënë se nëse përgjigjet, nuk do të ishte objektiv. “Këtë pyetje ndoshta do të ishte më mirë t’ia bëni institucioneve,” na tha ai.
Për fund, urojmë që Vali të arrijë suksese të tjera dhe shpresojmë që talentet sikur Vali të gjejnë përkrahje më të madhe dhe më serioze institucionale.

Post Views: 65
Previous Post

Filmi gjerman i realizuar më 1964 në Pejë e rrethinë

Next Post

TravelMe.World: 10 arsye pse duhet të vizitoni Shqipërinë (Foto)

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

by TheAlbanian.co.uk
10/10/2021
0

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme energjetike. Për të përballuar këtë emergjencë kryeministri Rama shpalli një plan me tre pika,...

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

by TheAlbanian.co.uk
28/09/2021
0

Përgatiti Bashkim Metalia Përgjithësisht, mungesa e fakteve  historike, keqinterpretimi i tyre dhe sidomos neglizhenca akademike bën që historiografia shqiptare të...

Shkencëtarët të shokuar nga përmbytjet në Gjermani

by TheAlbanian.co.uk
16/07/2021
0

Intensiteti dhe përmasa e përmbytjeve në Gjermani këtë javë ka tronditur shkencëtarët të cilët përcjellin ndryshimet klimatike, dhe të cilët...

Next Post

TravelMe.World: 10 arsye pse duhet të vizitoni Shqipërinë (Foto)

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.