Bashkimi Evropian e ka cilësuar si hap për shpëtimin e Maqedonisë thirrjen e takimit të liderëve të katër partive më të mëdha politike – VMRODPMNE, LDSM, BDI dhe PDSH.
Takimi, i cili do të mbahet të premten, më 22 prill, në Vjenë, është organizuar nga eurokomisari për bisedime për zgjerim Johanes Han dhe eurodeputetët Ivo Vajgël, Riçard Hovit dhe Eduard Kukan.
E pyetur përse takimi do të mbahet në Vjenë dhe e jo në Bruksel ose në Shkup, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq, ka thënë se qëllimi është shpëtim i marrëveshjes së Përzhinës.
“Do të thoja pse jo Vjena. Mund të them se është mirë e njohur se është dërguar ftesë-letër në emër të komisarit Han dhe tre eurodeputetëve kushtuar kësaj çështje për mbledhje me liderët politikë nga IRJ e Maqedonisë që duhet të ndodhë në Vjenë këtë të premte më 22 prill. Qëllimi i mbledhjes është që të diskutohet për mënyrat e zgjidhjes së krizës dhe të sigurohet se liderët do të vazhdojnë me implementimin e marrëveshjes së Përzhinës dhe me prioritetet reformuese që të tregohet vullnet që ta kthejnë pas në rrugën euroatlantike dhe kjo i jep përgjigje pyetjes së dytë të pyetjes lidhur me vetë marrëveshjen”, ka thënë Kocijançiq.
Takimi i liderëve të katër partive më të mëdha të Maqedonisë do të mbahet në selinë e delegacionit të BE-së ose në selinë e OSBEsë.
Në takim pritet të marrin pjesë liderët e partive: Nikolla Gruevski, Zoran Zaev, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi.
















