• Latest
  • Trending
  • All

Kosova e pakënaqur me zbatimin e marrëveshjeve nga ana e Serbisë

19/04/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 8 September, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Kosova e pakënaqur me zbatimin e marrëveshjeve nga ana e Serbisë

19/04/2016
in Lajme

Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës thonë se Beogradi nuk po zbaton në masën e kënaqshme marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Këto deklarata janë bërë me rastin e përvjetorit të tretë të nënshkrimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Marrëveshja e 19 prillit, 2013, është nënshkruar nga kryeministrat e atëhershëm të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, me ndërmjetësimin e ish-përfaqësues së lartë të BE-së, Catherine Ashton.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar përvjetorin e tretë të nënshkrimit të marrëveshjes së parë për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë duke thënë se “nuk ishte vendim i lehtë, por ishte vendimi më i mirë për shtetin tonë dhe popujt e rajonit”.

“Pas një shekulli konflikt, arritëm marrëveshjen e parë paqësore mes Kosovës dhe Serbisë, e cila synon normalizimin e marrëdhënieve dhe në fund pajtimin mes dy popujve dhe dy shteteve, me udhëheqjen e BE-së dhe përkrahjen e SHBA-së”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social Facebook.

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian në Kosovës, Samuel Zhbogar ka deklaruar se përmes dialogut, duhet zgjidhur çështjet e hapura mes vendeve, që çon kah normalizimi i marrëdhënieve.

“Dialogu Prishtinë – Beograd është mjet i rëndësishëm. Për të analizuar rezultatet e dialogut, duhet të mendojmë për situatën në Kosovë në fillim të procesit. Atëherë Kosova s’ka pasur rrugën evropiane, në veri kanë qenë barrikadat, gjyqësia dhe policia paralele. Kosova ka qenë jashtë çdo iniciative rajonale, dhe nuk ka pasur komunikim mes liderëve”, ka deklaruar Zhbogar.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Valon Murtezaj ka thënë për Radion Evropa e Lirë se sjelljet e Qeverisë së Serbisë karshi dialogut me Kosovën nuk janë konstruktive.

Sipas tij, negocimi dhe marrëveshjet behën që të zbatohen, andaj moszbatimi i tyre, ka nënvizuar ai, është si humbje kohe ashtu edhe e përpjekjeve.

“Nëse marrëveshjet nuk zbatohen atëherë humb edhe kuptimi themelor i çfarëdo lloj procesi të dialogut apo të negociatave. Ne këtë rast Kosova vazhdimisht ka shprehur vullnetin e saj konstruktiv për të zgjidhur çështjet dhe për të shtrirë sovranitetin në tërë territorin e Kosovës përmes dialogut”, ka deklaruar Murtezaj.

Zbatimi i marrëveshjes në praktikë thuhet se ka ngecur në shumë pika. Në veçanti përmenden ngecjet në funksionalizimin e gjykatave në veri të Kosovës dhe në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Zëvendësministri Murtezaj, thotë se në veri të Kosovës janë ende aktive strukturat paralele serbe. Ai thotë se në takimet e ardhshme mes palëve do të diskutohet edhe kjo çështje.

“Strukturat paralele në disa institucione janë aktive dhe kjo për institucionet e Kosovës është totalisht e papranueshme”, ka theksuar Murtezaj.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe marrëveshjet e arritura nuk janë pritur mirë në vazhdimësi nga opozita në Prishtinë.

Sidomos, marrëveshja për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe ishte shkas i tensioneve të brendshme politike këto shtatë – tetë muajt e fundit.

Sipas opozitës, themelimi i këtij Asociacioni mund t’i paraprijë ndarjes etnike të Kosovës dhe bosnjëzimit të saj.

Zgjim Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se themelimi i asociacionit është njëri ndër rreziqet më të mëdha që mund t’i ndodh shtetit të Kosovës. Ky rrezik sipas tij vjen si pasoj e dialogut politikë ndemjet Kosovës dhe Serbisë.

“Ky dialog është i përkohshëm dhe pa afat nuk dihet cili do të jetë fundi dhe çka dëshirohet të arrihet me një gjë të tillë. Një gjë e tillë i konvenon Serbisë që ta mbajë Kosovën gjatë tërë kohës të lidhur përmes këtij dialogu dhe ta paraqes Kosovën si një shtet jofunksional.

Veç kësaj, dialogu nuk është reciprok, pra nuk bisedohet për Kosovën dhe Serbinë, por bisedohet me Serbinë për çështjet e brendshme të Kosovës”, ka thënë Hyseni.

Nga ana tjetër qytetarët në Prishtinë dhe në veri të Mitrovicës kanë mendime të ndryshme për sa i takon dialogut Prishtinë – Beograd.

Izat Zhuja thotë se ajo që është arritur nuk është e mjaftueshëm për ka pasur lëvizje në drejtim të përmirësimit të raporteve mes vendeve.

“Unë mendoj se diçka është arritur. Ajo çka është arritur nuk është shumë. Mirëpo, janë bërë disa hapa konkret edhe hapat e tjerë vinë pas atyre”, thotë Zhuja.

Kurse njëra nga qytetarët në veri të Mitrovicës ka thënë për Radion Evropa e Lirë se rezultatet nga dialogu ende nuk janë parë në terren.

“Momentalisht asgjë nuk po shihet, s’ka ndryshime por mendoj qe situata do te përkeqësohet shume shpejt. Flitet shumë për marrëveshje por shumë edhe po fshihen. Njerëzit s’janë të interesuar të dijnë për të vërtetën dhe nuk angazhohen për ndryshime. Mendoj që janë të pafuqishëm”, ka thënë ajo.

Institucionet e Kosovës thonë se janë të përkushtuar në vazhdimin e dialogut dhe të zbatimit të marrëveshjeve që arrihen.

Dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është një nismë e Brukselit, që si synim ka normalizimin e raporteve ndërmjet dyja vendeve, duke e kushtëzuar këtë normalizim edhe me proceset integruese të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të Bashkimit Evropian. /REL/

Previous Post

Gjatë qëndrimit ilegal në Kosovë, Gjuriçi shoqërohej nga dy zyrtarë…

Next Post

BE: Takimi i Vjenës, për të shpëtuar Maqedoninë

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

BE: Takimi i Vjenës, për të shpëtuar Maqedoninë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.