• Latest
  • Trending
  • All

Takimi i Esat Pashë Toptanit me Presidentin e SHBA Wilson – Nga Ilir Ikonomi

19/05/2022

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 15 November, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Takimi i Esat Pashë Toptanit me Presidentin e SHBA Wilson – Nga Ilir Ikonomi

19/05/2022
in Aktualitet

Ilir Ikonomi – SHBA

Në vitin 1919, kur në Paris do të vendoseshin fatet e botës së pasluftës, Presidenti amerikan Woodrow Wilson banonte në rezidencën “Prince Murat”, një pallat i kohës napoleoniane.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Studion e tij e vizitonin çdo ditë disa prej njerëzve më të njohur të botës: presidentë, krerë kabinetesh, ambasadorë, shkencëtarë dhe shkrimtarë. Wilsoni shihej si simboli i drejtësisë dhe si mbrojtësi i madh i kombeve të vegjël.

Esati ishte njëri prej atyre që kishin shprehur dëshirën për ta takuar presidentin amerikan dhe lutja e tij u dëgjua. Audienca me pashain u përfshi në agjendën e datës 17 prill të presidentit dhe ishte lënë për në orën 12 e 45 pasdite. 

Pesë minuta përpara takimit me Wilsonin, Esati ndodhej në paradhomën e presidentit bashkë me përkthyesin Stavro, i cili përveç shqipes, fliste mirë frëngjishten, greqishten dhe turqishten.

Kur ishte duke pritur, Esati u kujtua se presidenti Wilson nuk dinte frëngjisht, prandaj e porositi Stavron të shkonte e të merrte një përkthyes të anglishtes në Hotel de Crillon, ku kishte selinë delegacioni amerikan i paqes. Njëri prej sekretarëve e ndali dhe i tha: Presidenti vërtet nuk e flet frëngjishten, por e kupton, prandaj një përkthyes i dytë do të ishte i panevojshëm.

Kur u bë takimi, Esati foli shqip dhe Stavroja përkthente në frëngjisht. Ishte një monolog, ku Wilsoni dëgjonte në heshtje. Ata që ndodheshin në dhomë krijuan përshtypjen se ai e kuptoi thelbin e kritikës së ashpër që Esati i bëri sjelljes së Italisë. Por, për të qenë i sigurtë, presidenti i kërkoi vizitorit ta hidhte në letër çdo gjë që i kishte thënë dhe t’ia dërgonte.

Esati u kthye në Hotel Continental dhe i diktoi përkthyesit një tekst, të cilin e kam zbuluar në vitin 2015 mes materialeve të shumtë të arkivit të ministrisë së Jashtme franceze. Teksti në frengjisht ishte pa datë dhe pa indicie të tjera. Kjo mund të ketë qenë arësyeja se përse dokumenti nuk ka rënë në sy më parë. Aty thuhet:

“Esat pasha e quan për nder që u prit nga Presidenti. Atij i vjen keq që mosnjohja e anglishtes e detyroi të shprehej në shqip dhe është kureshtar të dijë nëse u kuptua e gjitha ajo që tha… Gjatë tërë periudhës së luftës, Esat pasha ka luftuar kundër armikut të përbashkët. Si kryetar i qeverisë shqiptare i shpalli luftë Austrisë, por meqenëse armiku ishte më i fortë, iu desh të ikë nga atdheu.

U strehua në Itali, pastaj në Francë dhe, pas një marrëveshjeje, vendosi në Selanik qeverinë dhe ushtrinë e tij shqiptare, e cila kreu atje detyrën. Siç e kanë pranuar vetë aleatët, besnikëria e Esat pashës nuk u ka munguar kurrë. Megjithatë, kur u vendos të mbahej konferenca e paqes, neve nuk na ftuan të marrim pjesë si përfaqësuesit e shteteve të tjerë. Përse? Sepse Italia intrigon pranë Fuqive. Ajo përpiqet të sigurojë një traktat për të marrë protektoratin e Shqipërisë.

Mirëpo Shqipëria ka luftuar 500 vjet kundër turqve, të cilët deshën t’i imponojnë një ‘protektorat’ tjetër, që ajo nuk e dëshironte. Ajo kërkon të krijojë një shtet plotësisht të pavarur dhe është e aftë të vetqeveriset.

Si ka mundësi që konferenca, e cila synon të çlirojë kaq shumë kombe të tjerë, guxon ta vërë përsëri nën zgjedhë Shqipërinë që, për shkak se shpalli luftë, ka vuajtur po aq sa edhe Belgjika? Si mund të bëhet pazar me shpërblimin që ajo e ka merituar plotësisht?

Ajo ka të drejtën e pavarësisë. Por Italia as që e çan kokën për drejtësi; ajo është kundër garantimit të një paqeje të pakufishme në Ballkan dhe i bëhet pengesë përparimit të Shqipërisë drejt së ardhmes.

Protektorati italian, i urryer nga të gjitha pikëpamjet, do të ishte një burim turbullirash të vazhdueshme në Ballkan. Përkundrazi, një mandat i përkohshëm, që t’i besohej një fuqie të painteresuar, do të ishte diçka e shkëlqyer. Kjo fuqi duhet të ishte Amerika, nga e cila shqiptarët presin lumturinë e tyre”.

Këtë dokument e kam përfshirë në librin “Esat Pashë Toptani – Njeriu, Lufta, Pushteti”, botuar në vitin 2016 nga UET Press.

Siç shihet nga teksti, Esati i parashtron Presidentit amerikan dy kërkesa bazë: Të mos pranohej protektorati i Italisë dhe që, Amerikës, si fuqi e painteresuar, t’i besohej një mandat i përkohshëm mbi Shqipërinë.

Gjatë gjithë vitit 1919 dhe në fillim të vitit 1920, fuqitë aleate hodhën një numër idesh se si do të zgjidhej çështja e kufijve të Shqipërisë. Në të gjithë kombinimet e mundshme Shqipëria shihej si një monedhë këmbimi. Fati i saj ishte në lojë. Përfundimisht, fuqitë evropiane, në kohën kur presidenti amerikan kishte ikur nga Parisi, vendosën ta gjymtojnë Shqipërinë e pambrojtur.

Më 10 shkurt 1920, Presidenti Wilson u dëgoi një notë aleatëve ku nuk e pranonte idenë e ndryshimit të kufijve të Shqipërisë në veri dhe në jug në shkëmbim të një mandati italian, siç kërkonin ata. Kjo notë e Wilsonit ishte mbështetja më e fortë që Presidenti amerikan i kishte dhënë deri në atë kohë pavarësisë së Shqipërisë.

E shpjegova me pak fjalë, sepse ekuacioni me disa të panjohura për rregullimet e pasluftës në dëm të Shqipërisë ishte shumë më i komplikuar se kaq.

A ndikoi, veç të tjerash, edhe takimi me Esatin, që presidenti Wilson ta kundërshtonte copëtimin? Asgjë në këtë botë nuk ndodh për një arsye të vetme, por lobimi i Esatit pa dyshim që ndihmoi bashkë me faktorë të tjerë.

Esati ishte i vetmi përfaqësues shqiptar që u takua ballë për ballë me presidentin amerikan dhe takimi iu lejua sepse, gjatë luftës, ai ishte rreshtuar me fuqitë që dolën fituese. Delegacioni tjetër shqiptar, i cili loboi gjithashtu fort në interes të vendit, nuk e pati këtë privilegj.

Mendoj se takimi i Esat pashës me Presidentin amerikan, prej kohësh i mohuar dhe i nënvlerësuar nga studiuesit, është një episod që duhet parë jo thjesht si kuriozitet, por edhe me seriozitet, kur diskutohet për ngjarje të tilla domethënëse si Konferenca e Paqes në Paris. Kokëfortësia nuk ka vlerë kur flasim për studime vërtet objektivë dhe të paanshëm.

Të njëanshëm dhe përbuzës tregohen ndaj Esatit edhe autorë të huaj si Margaret MacMillan, në librin e saj mjaft të vlerësuar nga kritika, “Paris 1919: Six Months That Changed the World”. MacMillan, stërmbesë e kryeministrit britanik Lloyd George, ndikohet në opinionin e saj nga autorë si Edith Durham, e cila e përçmonte hapur Esatin. Duhet thënë se pjesa për Shqipërinë në librin e prof. MacMillan është shkruar me nxitim të dukshëm.

Aty gjen gabime të tillë elementarë si “Esati e arriti përkohësisht ëndrrën e tij për t’u bërë mbret”; “Esat pasha ishte dajë i Ahmet Zogut”; Leka Zogu I “ishte stërnip i Esatit”.  Në fakt, Ahmet Zogu kishte lidhje të largët me Esatin: gjyshi i tij nga nëna, Emini, ishte kushëri i dytë me pashain.

Previous Post

Rusia: Hapim portet e Ukrainës vetëm nëse na hiqni sanksionet 

Next Post

Pas ukrainasve,shqiptarët ishin më të refuzuarit në kufijtë e BE-së në vitin 2021

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Pas ukrainasve,shqiptarët ishin më të refuzuarit në kufijtë e BE-së në vitin 2021

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.