“Vonesat janë nga ana jonë, për shkak se ende po vazhdojnë procedurat administrative që lidhen më prodhimin e letrës ngjitëse. Pra janë procedurat tenderuese e të tjera. Dhe secili që punon në administratën publike e di se sa marrin kohë.Pra, për shkak të vonesave administrative nga pala e Kosovës ende nuk ka filluar zbatimi, kurse pala serbe është gati “
Në momentin kur autoritetet kompetente t’i përfundojnë këto procedura, qeveria e Kosovës, thotë Tahiri do ta njoftoj Bashkimin Evropian dhe pastaj do të caktohet një datë për fillimin e zbatimit të marrëveshjes.
Prishtina dhe Beogradi, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel, në muajin shtator kanë arritur marrëveshje për reciprocitet të plotë për targat e veturave në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë.
Kjo marrëveshje do të kontribuojë për lehtësimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe automjeteve.






















