Konferenca është mbajtur në qytetin mesdhetar turk, Alania.
Çavushoglu ka thënë se Ankaraja pajtohet me Moskën se duhet arritur pajtim për armëpushim, nevojën për ndihmë humanitare, tranzicion politik, por ai ka thënë se qëndrimi turk për presidentin sirian, Bashar al Assad mbetët i pandryshuar.
Turqia mbështet rebelët që po luftojnë për largimin nga pushteti të Assadit, derisa Rusia mbetët përkrahësi kryesor i regjimit në Damask.
Lavrov ka thënë se gjakderdhja në Siri duhet të ndalojë, dhe se Moska është e gatshme të bisedojë me të gjitha palët në konflikt si dhe të vazhdojë bashkëpunimin me Turqinë.
Por, ai gjithashtu ka thënë se Rusia do i vazhdojë operacionet në Alepo, aty ku gjatë fundjavës qeveria siriane kanë rimarrë një të tretën e zonave që kontrolloheshin nga rebelët.





















