Shqipëria dhe Italia do të bashkëpunojnë ngushtësisht në luftën kundër terrorizmit. Ky vullnet u nënvizua nga Ministrat e Brendshëm të të dy vendeve. Në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun shqiptar, Ministri i Brendshëm italian Angelino Alfano u shpreh se për këtë çështje do ngrihet edhe skuadra dypalëshe. “Kemi folur me kolegun Tahiri që të krijojmë një skuadër biletarale mes dy vendeve, e cila do të shërbejë për shkëmbimin e informacioneve në kohë reale. E gjitha kjo do të jetë një skuadër dy paleshe por do të jetë e hapur për të pritur edhe bashkimin e skuadrave të vendeve të tjera. Një skuadër e tillë mes përfaqësuesve mes organeve të policisë shqiptare e asaj italiane, do të bëjë të mundur që ta çajmë atë det në të cilën noton injoranca dhe terrorizmi. Italia është e gatshme për të ndryshuar ligjet e saj në kuadër të luftës ndaj terrorizmit dhe të japë ndihmën e bashkëpunimin e saj edhe për Shqipërinë”,- u shpreh Angelino Alfano. Për Tahirin, Shqipëria dhe Italia ndajnë pikëpamje të njëjta në luftën kundër këtij fenomeni. “Shqipëria ka një axhendë të ngjeshur në këtë pikëpamje. Kemi marrë hapa për të zhvilluar hetime që synojnë parandalimin dhe luftën ndaj çdo lloj shfaqe të terrorizmit. Ndamë pikëpamje të përbashkëta në luftën konkrete kundër terrorizmit për të adresuar këtë çështje që është një prioritet i përbashkët i Shqipërisë, Italisë i rajonit dhe globale. Ramë dakord për të zhvilluar operacione të përbashkëta për terrorizmin që zhvillohet në rrjetet elektronike dhe në forma të tjera”, – tha ministri Tahiri.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















