Familjarët e të arrestuarit të grupit të kokainës, Ermal Hoxha, kanë reaguar pas vënies së tij në pranga.
Sipas tyre, ky është një arrestim i padrejtë, që kërkon diskreditimin e djalit tonë.
“Arrestimi ka për qëllim diskreditimin e Ermal Hoxhës”, kanë pohuar familjarët. Ndërkohë, ata kanë theksuar se po përsëritet e njëjta situatë, siç ndodhi katër vjet më parë me djalin tjetër.
“Para katër vitesh policia donte të implikonte djalin tjetër. Djalin tjetër na e akuzuan për një konflikt me armë. Kur ndodhi incidenti ishte në një festë familjare. E njëjta situatë po përsëritet dhe me Ermalin”, kanë deklaruar familjarët e nipit të diktatorit Hoxha.
















