• Latest
  • Trending
  • All

Tahiri: Krimi nuk bashkëpunon me policinë, Shqipëria është më e sigurt

22/02/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 19 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Tahiri: Krimi nuk bashkëpunon me policinë, Shqipëria është më e sigurt

22/02/2015
in Lajme, Vendi

Pas pjesëmarrjes në Samitin kundër Terrorizmit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri është shprehur se përfaqësuesit e botës së krimit nuk gjejnë asnjë shteg që të bashkëpunojnë apo të negociojnë me policinë e shtetit apo me instancat qeveritare. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, ministri Tahiri ka shprehur bindjen se Shqipëria sot është një vend shumë më i sigurt se dje. “Nuk ka asgjë për t’u habitur që krimi të reagojë kundër përpjekjes tonë për të luftuar botën e krimit dhe kjo do të thotë që ne jemi në rrugën e duhur dhe që përfaqësuesit e botës së krimit nuk gjejnë asnjë shteg që të bashkëpunojnë apo të negociojnë me policinë e shtetit apo me instancat qeveritare. Dukuri si shpërthimet e eksplozivëve ka pasoja të menjëhershme në tronditjen e besimit të publikut, por sot e them pa asnjë droje se Shqipëria është një vend shumë më i sigurt se dje”,- ka thënë ministri gjatë intervistës. Fjalët e tij bazohen në treguesit e luftës kundër krimit dhe aksesit që kanë qytetarët në policinë e shtetit për të ndarë shqetësimin që në fazat paraprake dhe për të kërkuar zgjidhje të qëndrueshme për problemet e tyre në institucionet e vendit dhe veçanërisht në policinë e shtetit. Ndër të tjera, gazetari pyeti ministrin edhe për ngjarjet e fundit në vend, si  shpërthimet me bomba, trafikun e lëndëve narkotike e takimin e tij me përfaqësues të FBI-së. Më poshtë gjeni intervistën e plotë të ministrit Saimir Tahiri për “Zëri i Amerikës”.

Gazetari: Zoti Tahiri! Ju morët pjesë në Samitin kundër ekstremizimit këtu në Uashington. Sa është problem dhe sa ekziston në Shqipëri dukuria e radikalizimit? Në analizën tuaj, a është rritur ekstremizmi muajt apo vitet e fundit? Saimir Tahiri: Është rritur sigurisht vitet e fundit, sepse është rritur në nivel global, pra rrjedhimisht edhe në nivel rajonal, edhe në Shqipëri. Nga ana tjetër, është rritur përpjekja e shtetit tonë dhe e shteteve për të luftuar këtë dukuri, që deri dje nuk njihte vëmendjen e duhur. Ne kemi provuar që pas procedimeve penale dhe arrestimeve të vitit të kaluar ka njohur një frenim të dukshëm dukuria e organizimit dhe dërgimit të qytetarëve shqiptarë në Siri apo në vende ku ka konflikt të natyrës ekstremiste apo të terrorizmit. Veprimi efiçent dhe në kohë për të luftuar këtë dukuri jep efekte të menjëhershme. Kjo është goditja e pjesës më të dukshme të kësaj dukurie, por ndërkohë një zgjidhje më e qëndrueshme mbetet në luftimin e faktorëve, që e gjenerojnë. Gazetari: Zoti Tahiri! Kohët e fundit në Shqipëri ka patur një sërë incidentesh me shpërthime me bomba. Sa shqetësuese është për ju gjendja e rendit në vend? Saimir Tahiri: Nuk ka asgjë për t’u habitur që krimi të reagojë kundër përpjekjes tonë për të luftuar botën e krimit dhe kjo do të thotë që ne jemi në rrugën e duhur dhe që përfaqësuesit e botës së krimit nuk gjejnë asnjë shteg që të bashkëpunojnë apo të negocionojnë me policinë e shtetit apo me instancat qeveritare. Dukuri si shpërthimet e eksplozivëve ka pasoja të menjëhershme në tronditjen e besimit të publikut, por sot e them pa asnjë droje se Shqipëria është një vend shumë më i sigurt se dje. Kjo bazohet në treguesit e luftës kundër krimit dhe aksesit që kanë qytetarët në policinë e shtetit për të ndarë shqetësimin që në fazat paraprake dhe për të kërkuar zgjidhje të qëndrueshme për problemet e tyre në institucionet e vendit dhe veçanërisht në policinë e shtetit.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Gazetari: Dakord, por ky krim po bëhet aq i fuqishëm, sa që po sfidon shtetin drejtpërdrejt… Saimir Tahiri: Ne po zhvillojmë hetime të thelluara për t’i dhënë përfundimisht zgjidhje çështjeve që kanë të bëjnë jo vetëm me shfaqjet e dhunshme të kriminalitetit por edhe me tronditjen e besimit të publikut, siç janë ngjarjet me eksploziv. E them me bindje: nuk do të jetë e gjatë koha kur të tillë njerëz do të dalin para drejtësisë dhe të vuajnë dënimin e merituar. Gazetari: Takimi që ju patët me FBI-në këtu në Uashington a pati lidhje të drejtpërdrejtë me hetimet që po bëhen tani? Saimir Tahiri: Nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë, sepse edhe në hetimet që po zhvillojmë tani e kemi asistencën e partnerëve ndërkombëtarë dhe konkretisht FBI-së. Por takimi që zhvillova në zyrat qendrore me drejtuesit më të lartë të FBI-së, po kështu edhe në departament të shtetit, në departamentin e drejtësisë, në Byronë kundër terrorizmit apo në departamentin e luftës kundër drogës shtruan bazën mbi të cilën do të ngrihet një partneritet shumë më i qëndrueshëm. Gazetari: Zoti Tahiri, a mund të ndani me publikun se në çfarë pistash po hetohet? Saimir Tahiri: Jemi në rrugë të mbarë, por nuk mund të flas unë para atyre që po zhvillojnë hetimet sot. Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar bashkë me prokurorinë për t’i çuar para hetimet dhe besoj se shumë shpejt do të kemi rezultate pozitive. Gazetari: Zoti Tahiri, meqenëse një sërë rastesh të bujshme në Shqipëri nuk janë zgjidhur, si për shembull, vrasja e gjykatësit në Vlorë dhe sidomos vrasja e bankierit Santo në Tiranë, në publik ka dyshime mbi gatishmërinë e shtetit për të goditur për të goditur. Cila është përgjigja juaj? Saimir Tahiri: Unë nuk besoj që dyshohet angazhimi ynë në luftë kundër krimit të organizuar pa asnjë dallim. Unë nuk besoj që ka dyshim rreth mundësisë tonë për të çuar përpara procesin e reformimit të sektorit të sigurisë, të policisë së shtetit, apo drejtësisë kriminale në tërësi, përfshi këtu edhe reformën në sistemin gjyqësor për ta bërë të pamundur që kriminelë, të cilët kapen shkojnë në proces gjyqësor, marrin dënime fare të vogla dhe pastaj riciklohen në shoqëri duke e kthyer kërcënimin në shoqëri. Gazetari: Cila është hallka më e dobët në gjithë këtë sistem mendoni ju?

Pse nuk zbulohen krime të tilla të bujshme? Saimir Tahiri: Krime të pazbuluara ka në çdo vend dhe ky nuk është tregues për punën e agjencive ligjzbatuese. Tregues është shkalla e besueshmërisë së publikut tek institucionet dhe tek policia e shtetit. Unë do të dëshiroja që me këtë çelës të lexohej edhe puna e institucioneve dhe e policisë lidhur me luftën kundër krimit të organizuar. Mos harroni që deri para pak kohësh Shqipëria ishte një vend i zhytur në drogë. Vetëm vitin e kaluar ne arritëm rezultate që ishin fare të pamendueshme kundër drogës, po t’i krahasoni edhe me tetë vitet e kaluara të mbledhura bashkë. Gazetari: Zoti Tahiri, meqenëse ju përmendet operacionet e drogës në disa pjesë të vendit, a mendoni se problemi është eliminuar në thelbin e tij? A ka zyrtarë në rangje të larta që e drejtojnë me një dorë të padukshme drogën në Shqipëri? Saimir Tahiri: E sigurt është që situata në të cilën e gjetëm vendin me kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike nuk mund të degradonte aq shumë nëse nuk do të kishte më e pakta mbyllje sysh nga ata që qeverisnin deri dje vendin. Gazetari: Zoti Tahiri, me ndryshimin e administratave ju keni patur kritika nga opozita dhe ndoshta edhe nga të tjerë, se ju keni hequr nga policia edhe ekspertë që janë përgatirur nga të huajt. A ka ndikuar kjo në dobësimin e forcës goditëse të policisë? Saimir Tahiri: Nëse këta që po thoni ju do të kishin bërë detyrën, Shqipëria nuk do të ishte këtu ku është dhe nuk do të kishim trashëguar atë nivel të madh të kriminalitetit, të përhapjes së kriminalitetit në raport me popullsinë dhe të kultivimit e trafikimit të lëndëve narkotike. Ama, një gjë është e sigurt: ne duhet të jemi të gjithë të vetëdijshëm që policia e shtetit e vetme nuk mund të bëjë asnjë rezultat, nëse shoqëria në tërësi nuk bindet se duhet të luftojmë bashkarisht krimin e organizuar, korrupsionin dhe terrorizmin.

Previous Post

13-vjeçarja përdhunohet për 4 muaj në garazh, të gjithë në shkollë e lagje e dinin

Next Post

Mustafa i shqetësuar se kosovarët mund t’i drejtohen lindjes

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Mustafa i shqetësuar se kosovarët mund t'i drejtohen lindjes

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.