Mustafa thotë se qytetarët e Kosovës janë orientuar qartë për lidhje me civilizimin evropian dhe me vendet perëndimore, ndërsa shton se kjo derë duhet sa më shpejtë të na hapet, “sepse është rrezik që njerëzit, disa për interesa të tyre e të tjerët, nga humbja e shpresës po ia mësyjnë nganjëherë edhe lindjes”.
Kryeministri Mustafa, thotë se për të arritur një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, duhet bërë shumë punë dhe nevojitet përkrahja e të gjithëve.
Në këtë drejtim, Mustafa thotë se duhet ta luftojmë korrupsionin, monopolin e disa kompanive publike dhe private dhe të krijojmë hapësirë të barabartë për çdo biznes.
“Nuk mund të lejojmë që të ngufaten bizneset e vogla. Atyre do tu hapim mundësi dhe do të krijojmë kushte të barabarta për konkurrencë, nga licencat, doganat, kontrolli i cilësisë, regjimi i çmimeve, sistemi i prokurimit”, ka thënë Mustafa.
Mustafa ka thënë se ndërkaq se “do ta bëjmë të qartë se ngujimi ynë me regjim të vizave na bënë shumë të kufizuar të kontaktojmë dhe të konkurrojmë me ekonomitë e vendeve evropiane”.
















