Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, reagon për protestën e opozitës. Tahiri shprehet se ajo që ndodhi sot pranë Ministrisë së Brendshme nuk përfaqëson gjë tjetër veçse të shkuarën.
Ministri i Brendshëm falënderon Policinë e Shtetit për mënyrën sesi e menaxhoi situatën e krijuar dhe shton se qëndrimi i efektivëve të saj është një tjetër dallim me të shkuarën që Shqipëria e ka lënë pas.
Statusi i Tahirit
Kjo sot, është fytyra e të shkuarës! Shqipëria e shëndetshme, po ndërton të ardhmen.
Nuk jemi ende ku duhet, por nuk mund të kthehemi kurrë pas.
Shfaqje e shëmtuar e fytyrës së vërtetë të shkatërrimtarëve!
E shkuara nuk mban dot peng Shqipërinë!
Faleminderit Policisë së Shtetit!
Një tjetër dallim i madh me të shkuarën që kemi lënë pas.
















