Kjo është panorama që la pas protesta e sotme e opozitës. Gjatë protestës, mbi hyrjen e Kryeministrisë u hodhën vezë, shkopinj, gurë, tymues dhe ngjyrues.
Ndërkohë, në rrjetet sociale ironizohet duke thënë se pamja tek shkallët e godinës së qeverisë ngjan me pikturat e Edi Ramës.
Siç duket edhe nga fotot, tenda e vendosur nga Kryeministri Rama është dëmtuar në disa vende, por po ashtu edhe disa xhama të dyerve kryesore të godinës qeveritare.
Nga fotot, duket se protestuesit kanë përdorur edhe pllakat e bulevardit si gurë për të gjuajtur godinën e Kryeministrisë.


























