• Latest
  • Trending
  • All

Ta pushtojmë Kinën!

17/09/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 14 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Ta pushtojmë Kinën!

17/09/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

“Ne dhe Kina 1.5 bilion”, brohorit vetë me vete kryeministri Rama! Kur ishin shtatëqind milionë, sheep-ja këndonte me mburrje, për unitetin e pathyeshëm. Natyrisht, unë po spekuloj, se veç një zot e di se çka e ngazëllen kryeministrin. Vetëm ideja e ngazëllimit, për ne në Kosovë, të cilët njihemi si totalisht të (ndër)kombëtarizuar, na lëndon shumë! Edhe Kina na zuri në befasi!

Po na vë para aktit të kryer! Jo se nuk po arrijmë të korrigjojmë ende të kaluarën, por as të ardhmen… e ndritshme! Sidoqoftë, për të gjitha pasojat, para historisë, i vetmi përgjegjës do të mbetet Edi! Përgjegjësi penale dhe morale, nuk ka! Por, historianët me raste, sidomos solemne, do të përmendin emrat e tyre. E këta do t’i ndjekë lemza, kudo që të jenë!

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

E ne, konform rrethanave, nuk na ka mbetur tjetër, veç t’i shpallim luftë Kinës. Miqtë në mes vijnë prej fundit të botës dhe po duan të na marrin Shëngjinin, përpara hundësh! Kështu inatosen kosovarët dhe nën vrullin luftarak e përmbysin… gotën! Nga dëshpërimi!

Pra, situata në kuptimin politiko-emocional paraqitet pak a shumë kështu: dikur “Sala” ua fali Shëngjinin vëllezërve kosovarë, e tash Edi po ua fal atë vëllezërve kinezë. Jo se kosovarët e përdorën atë, por… ishte “lodra” jonë me të cilën na mashtroi Salua, kur po qanim! Edhe kryeministri kosovar e fali aeroportin dhe distribucionin, te vëllezërit turq. “Trepçën” po e mbajnë peng vëllezërit serbë. Rrush prej vëllezërve. Jemi familje e madhe!

Ndoshta kinezët, të llastuar pas bumit ekonomik, mund të thonë: duam Sarandën, apo Durrësin, jo Shëngjinin?! Kush e do veriun? Këtu bashkohen me Maks Velon! Urrejtja e tyre për veriun mund të lexohet veç si një formë se si “ata” e shprehin dashurinë! Kështu shpëtojmë të gjithë.

Sidoqoftë, fjalën e (para) fundit e thotë Parlamenti! Pastaj, në fund fare, Kushtetuesja! Edhe Shqipëria ka kushtetuese, sikurse edhe Kosova. Por pa ndërkombëtarë! Vetë shqiptarët përfaqësojnë shtete të ndryshme. Parlamenti, si organi më i lartë i pushtetit, është i paparashikueshëm, sikurse edhe vetë qytetarët! Ndërkohë që kush e ka shumicën në Kushtetuese, ai është pushteti!

Po mendoja se ndoshta më e lehtë do të ishte t’i shpallim luftë Shqipërisë! Kina mund të mos e pranojë sfidën! Frika është e natyrshme për një superfuqi! Pastaj edhe përgjegjësia. E ne, sloganin “Shqipëria është Kosovë” mund ta vendosim në hyrje të Kalimashit! Tuneli ynë!

U pa puna, po e pushtojmë, Shqipërinë! Më së lehti e kemi verës! Por, a pushtohet Shqipëria nga shqiptarët, or vëlla?! Shqiptarë ka mjaft edhe atje, por nuk po e pushtojnë dot, tash e njëqind vjet?!

Ok, e zëmë se e pushtuam? Pastaj? Edhe Shqipëria do të bëhej jofunksionale, sikurse Kosova dhe do të hyjë dhe nën patronatin ndërkombëtar! Edhe atje do të sundonin minoritetet, sepse shumica, për diçka do të jetë vazhdimisht e dyshimtë! Sidomos për shqiptarizëm! Por, pa dert! Këtë askush nuk mund ta dëshmojë.

E, strategjia jonë, duhet të jetë konspirative. Për të mund të debatohet vetëm në rrjete sociale. Kështu, të gjithë mendojnë se është shaka! Operacioni i koduar “Lakuriq” tregon se duhet maskuar, si turist! E kur në Tiranë të bëhemi rreth një milion kosovarë, nuk mbetet tjetër veç ta zgjatim dorën e t’i marrim institucionet. Ne e kemi dëshmuar se dimë me institucionet. I bëjmë (jo)funksionale.

Pastaj, gjithnjë e mbajmë rezervë edhe deputetin më të vjetër. E respektojmë edhe Kushtetuesen! Kushtetutën nuk e kemi lexuar! Pse ta lexojmë kot! Krejt është çështje interpretimi! Gjykatësi amerikan dha dorëheqje sepse e pranoi se nuk ishte mjaft i mençur për ta kuptuar Kushtetutën tonë të komplikuar. Ekspertët vendorë kanë shkruar Kushtetutën perfekte!

Se na iku vegëza! Pas kthimit të Edit nga Pekini, hit i javës do të jetë kënga “Ne dhe Kina 1.5 bilion”!

Të mos na e prek kush Kinën… se vdesim të tërë! Pak a shumë, kështu do të këndojnë reperët zyrtarë, në standard! E ku ka “rep” në standard, pash bukën?!

Por, anash emocionet nga e kaluara… Kina është superfuqi ekonomike dhe ne i duam superfuqitë. Me kë të bëhemi ne, ai bëhet superfuqi! Historia jonë është dëshmitare. A nuk u bëmë një herë me Romën, Stambollin, Moskën, Pekinin, Uashingtonin, Brukselin dhe prapë… Kinën!

Nuk mendoj se ka diçka të keqe në këtë biznes, sepse Kina komunisto-kapitaliste e do një port në Ballkan, në kohën kur transporti detar është gjithsesi kryesori në tregtinë globale, por … më kapluan emocionet, or vëlla! Në Shëngjin, nuk do të ndihem më si në shtëpi. Do të ndihemi sikur në Kinë.

S’ka dyshim se duhet ndërruar strategjinë. Po na e morën Shëngjinin, fillimisht duhet pushtuar Vlora dhe aty të ngrihet flamuri kuqezi! Ai i kombëtares! 100 metra! Ta shpallim Shqipërinë të bërë dhe të mosvarme. Në kohën kur edhe zogjtë kërkojnë një kabllo interneti për të pushuar pak krahët e lodhur, ne do të shpallim pavarësinë dhe do të këndojmë për Salon që e fali dhe Edin që e mori, Shëngjinin! Krejt është epikë! Se zogjtë e tanë nuk janë çfarëdo! Fillimisht shqiponja! Pastaj edhe… Tuna!

Por, zgjidhje ka! Ne duhet të lidhim aleancë me Indinë. 2-300 milionë më pak nuk luajnë rol! Është fuqi India! Pastaj veç ata kanë durim të merren me komplekset tona. Kështu, i madh e i vogël do të ushtrojmë Yoga! Fillimisht, kjo na duhet për ta duruar vetveten. Pastaj për ta kuptuar vetveten. Pastaj për t’u lëshuar teposhtë Bjeshkëve të Nemuna e drejt në Vlorë!
Përnjëmend, më thoni, kush i pati nëmur këto Bjeshkët e Nemuna? Kur serbët ikën e kuptova që fajtore paskan qenë… patatet! E vetmja luftë që kishim ishte… luftë patatesh!

E ka kuptuar Edi! Kina është zgjidhja! Aq sa hamë ne patate për një vit, ata i qërojnë për dhjetë sekonda! Lobing, njeri, lobing! Për “çështjen”!

Kështu, ata me Kinën, e ne me Indinë! Edi biznesin e ne durimin! Edi do të shkojë në Beograd së shpejti, e pastaj në Pekin! Apo ishte anasjelltas? Do të lobojë edhe për Kosovën! Krejt bëhet për “çështjen”!

Gjeopolitika është hartë, më thoshte një miku im, autor i një libri në shqip, për gjeopolitikën! Pra, hartat përpara, o njerëz! Kujt po i biem: Tiranës apo Pekinit?

Nuk durohen tash analistët! Do të spekulojnë me javë për mundësitë! Kush po fiton? Unë them… të presim!

Previous Post

Pse dhe si e duan Enver Hoxhën

Next Post

Disfata e ekonomistëve

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Disfata e ekonomistëve

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.