• Latest
  • Trending
  • All

Disfata e ekonomistëve

17/09/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 14 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Disfata e ekonomistëve

17/09/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Problemi i madh me politikat ekonomike nuk është se ekonomia tradicionale nuk na thotë se çfarë të bëjmë. Në fakt, bota do të ishte në gjendje shumë më të mirë, nëse politikat në botën reale do të kishin reflektuar prej mësimeve të Econ 101. Nëse i bëjmë mish-mash gjërat, fajin nuk na e kanë tekstet e ekonomisë, por na e ka vetja jonë
Javën që kaloi mora pjesë në një konferencë të organizuar nga “Rethinking Economics”, një grup i menaxhuar nga studentë që fton të rishikosh ekonominë. Dhe një Zot e di se sa shumë duhet që të rishikohet ekonomia, në dritën e krizës shkatërrimtare, që as nuk është parashikuar dhe as nuk është ndaluar.

Megjithatë, më duket se është e rëndësishme të kuptojmë që dështimi i madh intelektual i saj në vitet e fundit ndodhi në disa nivele. Eshtë e qartë se ekonomia si disiplinë u fut në rrugë të gabuar gjatë viteve – madje dekadave – para krizës. Por dështimet e ekonomisë u përkeqësuan rëndë prej mëkateve të ekonomistëve, të cilët shpesh herë lejuan partishmërinë apo karrierën vetiake të dëmtojë profesionalizmin. Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishmja, politikëbërësit ekonomikë në mënyrë sistematike kanë zgjedhur të dëgjojnë vetëm ato që donin të dëgjonin.
Dhe është ky dështim në shumë nivele – jo vetëm pamjaftueshmëria e ekonomisë – shkaktari për performancën e keqe të ekonomive perëndimore që nga viti 2008.
Në çfarë kuptimi ekonomia u fut në rrguë të gabuar? Pothuajse askush nuk e parashikoi krizën e vitit 2008, por kjo në vetvete është e justifikueshme në një botë të komplikuar. Më shumë për t’u dënuar ishte bindja e përhapur mes ekonomistëve se një krizë e tillë nuk mund të ndodhte. Në themel të kësaj vetëkënaqësie ishte dominimi i një vizioni të idealizuar të kapitalizmit, në të cilin individët janë gjithmonë racionalë dhe tregjet funksionojnë gjithmonë përsosmërisht.
Tani, modelet e idealizuar kanë një rol të dobishëm për të luajtur në ekonomi (dhe në fakt në çdo disiplinë), si mënyrë për të qartësuar mënyrën e të menduarit. Por duke filluar në vitet tetëdhjetë, u bë gjithnjë e më e vështirë të publikoje çdo gjë që vinte në dyshim këta modele të idealizuar në revistat më të rëndësishme. Ekonomistët që përpiqeshin të merrnin parasysh realitetin jo të përsosur përballeshin me atë që ekonomisti i Harvardit, Kenneth Rogoff, një figurë aspak radikale dikur e ka quajtur “represioni neoklasik”. Dhe nuk ka nevojë të thuhet se pranimi i irracionalitetit dhe dështimit të tregut nënkuptonte pranim i vetë mundësisë për atë lloj katastrofe që pllakosi botën gjashtë vjet më parë.
Gjithësesi, shumë ekonomistë ruajtën një vizion më realist për botën, dhe librat e makroekonomisë, ndërkohë që nuk e parashikuan krizën, bënë një punë të mirë në parashikimin se si do të shkonin gjërat pas saj. Normat e ulëta të interesit përballë deficiteve të mëdhenj buxhetorë, inflacioni i ulët përballë një rritje të shpejtë të ofertës së parasë, dhe një kontraktim i fortë ekonomik në vende ku po zbatohej rreptësia fiskale, erdhën si surprizë për kokat e ekonomisë që flisnin në televizione, por ata ishin thjeshtë ajo cfarë parashikonte modeli bazë në kushtet e paskrizës.
Por ndërkohë që modelet ekonomikë nuk patën një performancë dhe aq të keqe pas krizës, ata që lanë për të dëshiruar ishin ekonomistët me ndikim – duke refuzuar të pranonin gabimin, duke lejuar partishmërinë e zhveshur të eklipsojë analizën, ose të dyja bashkë.
Mund të thuash se kjo është thjeshtë natyra njerëzore, dhe është e vërtetë që, ndërkohë që mizoria më tronditëse intelektuale ka ardhur prej ekonomistëve konservatorë, disa ekonomistë në të majtë janë shfaqur më shumë të interesuar në mbrojtjen e terrenit të tyre dhe goditur rivalët, se sa në zgjidhjen e situatës. Gjithësesi, kjo sjellje e keqe ka shkaktuar tronditje, sidomos për ata që mendonin se ne po bënim një bashkëbisedim real.
Por a do të kish patur rëndësi, nëse ekonomistët do të ishin sjellë më mirë? Apo ata që janë në pushtet do të kishin bërë të njëjtën gjë, pavarësisht ekonomistëve?
Nëse imagjinoni që politikëbërësit kanë kaluar pesë apo gjashtë vitet e fundit nën skllavërinë e ortodoksisë ekonomike, e keni gabim. Përkundrazi, vendim-marrësit më të rëndësishëm kanë qenë mikpritës ndaj ideve inovative dhe jo-ortodokse – ide që ndodh të jenë edhe gabim, por që ofruan justifikime për të bërë ato gjëra që këta politikëbërës donin gjithësesi t’i bënin.
Shumica e ekonomistëve të orientuar nga politikat besojnë se rritja e shpenzimeve qeveritare në një ekonomi në depresion krijon vende pune, dhe ulje e tyre shkatërron vendet e punës – por udhëheqësit europianë dhe republikanët e SHBA vendosën të besojnë atë grusht ekonomistësh që deklaronin të kundërtën. As teoria dhe as historia nuk e justifikojnë panikun për nivelin aktual të borxhit qeveritar, por politikanët vendosën të mbërthehen nga paniku gjithësesi, duke përmendur si justifikim studimet e pavërtetuar.
Unë nuk po them as që ekonomia është në formë të mirë, as që të metat e saj nuk kanë rëndësi. Nuk është në formë dhe të metat kanë rëndësi, dhe jam tërësisht pro rishikimit dhe reformimit të kësaj fushe.
Megjithatë, problemi i madh me politikat ekonomike nuk është se ekonomia tradicionale nuk na thotë se çfarë të bëjmë. Në fakt, bota do të ishte në gjendje shumë më të mirë, nëse politikat në botën reale do të kishin reflektuar prej mësimeve të Econ 101. Nëse i bëjmë mish-mash gjërat, fajin nuk na e kanë tekstet e ekonomisë, por na e ka vetja jonë.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025
Previous Post

Ta pushtojmë Kinën!

Next Post

Berisha bën mirë të mbyllë gojën…

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Berisha bën mirë të mbyllë gojën…

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.