SUZANA SHKRELI, SHQIPTARJA E PARË NË KONGRESIN AMERIKAN

Suzanna Shkreli merr nominim për në Kongresin Amerikan. E njohur si prokurore aktive në SHBA më herët zonjusha amerikano – shqiptare Suzanna Shkreli mori nominimin si kandidate e Partisë Demokrate të Amerikës për në Kongresin Amerikan në shtetin e Michiganit.

Shqiptarët në SHBA duket se kanë mundësinë e artë për të pasur zërin e tyre në tempullin e demokracisë së vendimmarrjes në SHBA dhe për këtë që prej ditës së sotme e gjithë vëmendja e tyre do të jetë për Znj. Shkrelin.

Lajme teNjejta

Lajmi është bërë publik nga diplomati i njohur Mal Berisha, shkruan lajmi.net, i cili thotë se “kjo tregon vlerat e demokracisë amerikane dhe të popullit tonë. Do të Isha i lumtur të bëja gjithçka të mundur për fitoren e saj që do të ishte fitore për tërë shqiptarët. Ftoj tërë shqiptaret e Amerikës dhe kudo që jane ta mbështetin atë”- përfundon mesazhin e tij diplomati Mal Berisha.

Kush është Suzana Shkreli?

Suzanna Shkreli është vajza e Zef dhe Maria Shkreli, me origjinë nga Ulqini dhe Gruda të cilët kanë emigruar në SHBA drejt një jete më të mirë. Suzana është një prej 4 fëmijëve të çifitit. Ajo nuk është e panjohur as për publikun shqiptar ndërsa pak kohë më parë vizitoi Shqipërinë në një tur konsultimesh të sponsorizuara nga Ambasada e SHBA-së, për të shkëmbyer eksperienca me prokurorët shqiptarë.

Related Posts

Next Post

The Albanian video production

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.