Alarmi ka nisur rreth orës 10:00, sipas kohës lokale, kur kolegji ka paralajmëruar studentët me mesazh në Twitter: “Vraponi, fshihuni, luftoni”.
Disa orë më vonë, policia e ka shpallur zonën të sigurt.
Spitalet lokale kanë raportuar se janë duke trajtuar tetë viktima, të cilat nuk kanë plagë kërcënuese për jetën.
Motivi i sulmit është i paqartë.
Universiteti i Ohajos është njëri nga më të mëdhatë në SHBA dhe ka rreth 60,000 studentë.





















