“Kuvendi Komunal i Leposaviq do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme për të vendosur orarin e punës së kafeneve dhe strukturave të tjera të shitjes me pakicë”, tha Jabllanoviq.
Sipas tij, përgjegjësinë për situatën e rëndë të sigurisë e bartë Prokuroria e Mitrovicës e cila veprat e rënda penale i karakterizon si të lehta.
“Do t’ju drejtohemi institucioneve në Prishtinë që t’ia tërheqin vëmendjen Prokurorisë në mënyrë që t’i mbrojë qytetarët”, tha Jabllanoviq.
Ai ndër tjera tha se mbrëmë për pak është evituar një incidenti tragjik pasi dy grupe serbe janë gjuajtur mes vete me armë.
Sipas tij, policia gjeti se shtëna mes grupeve janë bërë me pushkë automatike dhe pistoleta, që kishin ndodhur në një kafeteri si pasojë e një zënke.
Policia e Kosovës në Leposaviq rreth mesnate ka arrestuar katër serbë, pas rrahjes dhe të shtënave ku janë përfshirë shumë qytetarë.
Komandanti i Policisë së Kosovës për pjesën veriore, Zheljko Bojiq ka konfirmuar se të arrestuarit janë, MM (32), VS (41), VD (33), Dz.V. (41) të cilët janë në paraburgim për 48 orë.






















