Më shumë se 30 persona kanë humbur jetën dhe mbi 140 kanë mbetur të plagosur nga sulmi terrorist në aeroportin e Stambollit në Turqi.
CNN shkruan se shpërthimi vetëvrasës në aeroportin Ataturk është një sulm simbolik në qendër të Stambollit.
“Nëse ISIS do të jetë vërtetë pas këtij sulmi, siç thotë SHBA dhe Turqia, kjo do të ishte një deklaratë lufte. Hakmarrja e Turqisë do të zbresë si shiu nga ferri”, thotë CNN.
Deri në këto momente, ISIS apo ndonjë grup tjetër terrorist nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin në aeroportin ndërkombëtar të Stambollit, që tronditi botën mbrëmjen e djeshme. Aeroporti Ataturk është pika kryesore e hyrjes së më shumë se 30 milionë njerëzve që vizitojnë Turqinë.
Edhe Kryeministri Edi Rama ishte dje në aeroportin e Stambollit. Avioni ku udhëtonte Rama, Ahmetaj dhe Fino u ul në pistën e aeroportit pak minuta pas shpërthimeve terroriste.















