Ai shpërtheu një bombë në një festival muzikor të mbajtur në ambient të hapur në qytetin gjerman,Ansbach, raporton BBC.
Ministri I Punëve të Brendshme të landit gjerman të Bavarisë deklaroi se 27 vjeçari ka aktivizuar mjetin shpërthyes, që e kishte në një çantë të shpinës pasi u refuzua të hyjë brenda në zonën e festivalit.
Rreth 2.500 persona janë evakuuar pas shpërthimit që ndodhi në pjesën jugore të këtij qyteti.

Ky është sulmi i tretë që ka ndodhur në Gjermani brenda kësaj jave.
Një person ka vrarë në Munih 9 persona para disa ditësh dhe ka plagosur 27 të tjerë, kurse një tjetër më sëpatë ka plagosur disa persona në tren para disa ditësh në Wuerzburg.
Shpërthimi raportohet të ketë ndodhur rreth orës 22:10 minuta në natës së kaluar, fare pranë vendit të hyrjes në këtë festival.
Policia deklaroi se 3 persona janë plagosur rëndë dhe kanë filluar hetimet se çfarë bombe mjeti shpërthyes është përdorur.






















