KosovaPress mëson se në këtë aksident është lënduar ngasësi i traktorit dhe i njëjti është bartur për në spitalin e Mitrovicës me autoambulancë.
Aksidenti ka bërë që të krijohet një kolonë prej katër kilometrash dhe të bllokohet komplet magjistralja Prishtinë – Mitrovicë.
Rruga vazhdon të jetë e bllokuar gati për më shumë se një orë. Policia është në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet.























