Historia e ministres së re të Arsimit në Suedi, Aida Haxhialiq, mund të shërbejë si motivim për shumë të ri, të cilët u larguan nga vendlindjet e tyre si pasojë e konflikteve apo krizave. E lindur në Bosnje, ajo tani është pjesë e kabinetit qeveritar të Suedisë.
Kishte vetëm pesë vjet, kur lufta e detyroi që së bashku me prindërit të largohet nga qyteti i saj i lindjes, Foça në Bosnje. Pak kohë pas vendosjes në Suedi, prindërit e saj u punësua, ndërsa ajo vazhdoi shkollimin.
Aida Haxhialiq është tani ministre e Arsimit, në kabinetin e ri qeveritar të Suedisë.
Në politikë u kyç në moshën 16 vjeçare, pas vrasjes së politikanes suedeze, Ana Lind, i cili u vra nga Mihajlo Mihajloviq, shtetasi suedez me origjinë serbe.
Ajo ju bashkua Unionit Socialdemokratik të Suedisë dhe pasi që diplomoi në Fakultetin Juridik, në moshën 23 vjeçare u bë zëvendëse e prefektit të Halmshtadit.
Vitin e kaluar, Haxhialiq u rëndit në vendin e 10 të talenteve më të mëdhenj të Suedisë. Tani asaj i është besuar ministria e Arsimit në qeverinë e re, të cilën javën e kaluar e formoi kryeministri i ri, Stefan Lefven.
Siç njoftuan mediet suedeze, Haxhaliq ftesën nga Kryeministri e pranoi nga një numër i panjohur,k përderisa ishte duke ngrënë mëngjes me të dashurin e saj. Fillimisht ajo kishte menduar se bëhej fjalë për një shaka, por Lefven arriti ta bindë sa është ai personalisht dhe se synon ta emërojë ministre.
Mendoj se do ta kryej si duhet punën time. Kam rreth vetes një ekip të mrekullueshëm. Më vjen mirë që Kryeministri ka parë aftësitë e mia. Shpresoj se nuk do ta zhgënjejë, deklaroi ajo për mediet suedeze. Përndryshe, Haxhaliq do të jetë ministrja më e re në historinë e qeverive suedeze.

















