Ka shkuar në pesë numri i viktimave pas aksidentit masiv të një dite më parë në rrugën Egnatia, ku u përfshinë rreth 30 automjete.
Një kamion goditi 30 automjete teksa udhëtonte nga Veria në Selanik paraditen e së dielës. Si rezultat katër persona mbetën të vdekur dhe 26 të tjerë u plagosën rëndë.
Mediat greke shkruajnë sot se 9 nga të plagosurit kanë lënë spitalin në gjendje të mirë, ndërsa 17 të tjerë do të vazhdojnë të qëndrojnë pasi gjendja e tyre është më e rëndë.
Një nga të plagosurit nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve, duke ndërruar jetë gjatë mbrëmjes.
Shoferi i kamionit, shtetas rumun, të hënën ka deklaruar para prokurorisë se në momentin e fundit nuk i kanë punuar frenat e automjetit.















