• Latest
  • Trending
  • All

S’u dëgjuan në Kuvend/ “Mos më çaj ***, çerr i krimit, pensionist”

22/04/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 8 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

S’u dëgjuan në Kuvend/ “Mos më çaj ***, çerr i krimit, pensionist”

22/04/2016
in Lajme

Arrestimi i Emiljano Shullazit ka “turbulluar” Parlamentin dhe ka diktuar debatin gjatë seancës së djeshme. Debat të fortë ka ngjallur dje thirrja e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili kërkoi nga qytetarët shqiptarë që të armatosen, në mënyrë që të sigurojnë jetën dhe pronat e tyre.

Ish-kreu i demokratëve tha dje se Qeveria dhe Ministria e Brendshme është e lidhur me krimin dhe për këtë arsye qytetarët duhet të sigurojnë pronat e tyre. Ai tha se në Parlament duhet të dërgohet me urgjencë ligji, sipas modelit amerikan, që u mundëson qytetarëve pajisjen me armë.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

REPLIKAT NE KUVEND

Sali Berisha: Çfarë ndodhte në lagjen e Shullazit? Terror i paparë. Dëshmi tronditëse kam këtu, nga oficerë Policie, të cilët thonë se në lagje jetohej në terror të plotë. Kryebanditi nga ushtria e tij quhej “gjeneral”, dhe kur ai vendosej në kafe “Beku” te Parku i Autobusëve, nga ora 5 deri në 8 zbarkonin aty ushtarët e tij, sikur të ishin mafia më e fortë e botës, të cilët i thoshin oficerit të Policisë:

“’Largohu këtej! O shef, ti bëj si të duash, po ne të themi që më mirë të mos rrish këtu, se ne po ruajmë gjeneralin’. Nuk mund të të përshkruaj se çfarë kam dëgjuar në atë lagje në të cilën jo vetëm punoja, por ku kisha dhe fatkeqësinë të punoja” -kështu thotë oficeri Policisë. Ju thoshin se “gjenerali” është i paprekshëm. Ndodhi vrasja në Rrugën e Kavajës, ndodhi atentati i Qafë- Kasharit… Në komunikatën e parë të Policisë, korrekte e Drejtorisë së Tiranës, thuhej se në Qafë-Kashar mori një plumb në shpinë Emiljano Shullazi, dhe se në makinën e tij u gjetën armë, u gjetën gëzhoja, u gjetën shtatë mijë euro. Dhe si përfundim, Emili i partisë, pasi iu pastrua gjaku dhe krimi, u nis drejt Lulzim Bashës dhe i tha se “Po dole në atë dritare, kokën ta masim me plumb”.

Dhe ne e denoncuam këtë. Zotëria që thotë se ka ekzistuar gjatë periudhës sonë. Po, ka ekzistuar, dhe ne e arrestuam katër herë, është dënuar disa herë. Ka pasur një incident me Vasilika Hysin dhe Petrit Baren.

Artan Gaçi: Është Besnik Bare, jo Petrit.

Sali Berisha: Po, Besnik Bare… Kishin një zyrë elektorale ata dhe kishin nxjerrë altoparlantat, por “gjenerali” zhurmë nuk donte, ndaj shkoi dhe i theu altoparlantin. Çfarë pësoi? U arrestua brenda 12 orësh. Për hir të së vërtetës, duhet të them këtu se Edi Rama i detyroi deputetët e tij që të bëjnë kallëzim, ata bënë kallëzim dhe ai u arrestua. Kjo është e vërteta. Por ndërkohë, gjuajti me bazuka shtëpinë e kryetarit demokrat të Farkës, ndërkohë u bë gjithçka për të zhdukur provat.

Ditmir Bushati: Çoi në Prokurori këto…

Bedri Hoxha: Boll ti ore, mos fol nga mbrapa!

Sali Berisha: Kur më flet ti, më duket se kam Genci Xhixhën nga mbrapa, prandaj mos fol, se i kemi ndryshe punët.

Flamur Noka-Ditmir Bushatit: Pusho ti ore, pusho!

Ditmir Bushati: Ik, mos më çaj trapin…

Valentina Leskaj: Zoti Noka mos, nuk flitet me këtë gjuhë, respektoni rregullat e Parlamentit.

Bedri Hoxha: Foli ati çunit të Sulës…

Edi Paloka: Kujt i thua mos më çaj trapin? Mbaje gojën ti, se ta tregoj unë…

Valentina Leskaj: Zoti Paloka, mos fyeni, ju lutem!

Sali Berisha: Nga rrugeçër neobllokmenë, vetëm fjalor rrugaçi do të dëgjosh. Çfarë ndodhi më vonë? Një ditë prej ditësh, shqiptarët marrin vesh se “Bashkim kontrabandisti”…

Taulant Balla: Po lëri këto, lëri…

Sali Berisha: Bashkim Tahiri, i arrestuar për kontrabandë në flagrancë, dikush i vuri tritol te farmacia e tij dhe dikush tjetër i dërgoi një kallëp tritoli në rrugë, ngjitur me shtëpinë. Ndër ata të parët që e ka quajtur “akt terrorist” kam qenë edhe unë, e kam dënuar dhe pavarësisht se ai është një kontrabandist i mirëfilltë, por çdo akt terrorist e dënoj dhe do ta dënoj me ashpërsinë më të madhe. Kush i vendosi ato?

Taulant Balla: Po shko thuaje në Prokurori…

Sali Berisha: Për tritolin te farmacia e kontrabandistit u arrestuan 7 veta, por vetëm një mendje idioti mund të thotë se 7 veta u morën me vendosjen e një tritoli. Po të jenë 3 e marrin vesh 13, por të jenë 7, e marrin vesh 70, këtë nuk e hante kush.

Erjon Braçe: Ja eksperti, sa mirë i di këto!

Arben Çuko: Urdhrat i paske dhënë për një tek…

Sali Berisha: Dale, dale ti, se je në çorbë… U arrestuan të gjithë Gjutajt, edhe Bruka, unë nuk njoh asnjë prej tyre dhe kërkoj ndjesë që detyrohem t’ua përmend emrat këtu. U soll tjetri nga Suedia…

Taulant Balla: Po e dite ti se në Suedi e ke marrë…

Sali Berisha: U bënë një seri arrestimesh. Ec procesi, ngec procesi. Thirri Prokuroria Bashkim kontrabandistin, tha se më janë vendosur për shkak të detyrës së djalit tim. Djali i tij që kishte arrestuar 7 veta, pa thënë ata dy të parët, Qefalinë dhe atë tjetrin, apo ata dolën kanal tjetër…?

Xhemal Qefalia: S’ka lidhje me mua…

Sali Berisha: Jo, jo, o zotëri, a ka mundësi? Se sa vetë kanë mbiemrin Qefalia, por po të kishe lidhje, ta thosha emrin pa hezitim…

Sali Berisha: Por çfarë ndodhi? Një ditë prej ditësh, Prokuroria i liroi të gjithë ata, ndërkohë zotëria hapte fjalën se një nga Gjutajt ka tradhtuar Gjutajt e tjerë dhe se ka dëshmuar kundër tyre. Mirëpo ata, nga i pari tek i fundit, dolën jashtë. Pse dolën jashtë? Ja ku e kam dokumentin: “Përshëndetje zoti Berisha. Jam një oficer Policie që ka marrë pjesë në hetimin e atentatit të vendosjes së tritoleve kundër të atit të ministrit të Brendshëm…

Piro Lutaj: Këtë ta ka dërguar prapë Taulant Balla…

Sali Berisha: …”Gjatë hetimit të kësaj çështjeje, unë, së bashku me një kolegun tim, arritëm në konkluzionin e prerë se tritolet i kishte vendosur banda e Shullazit, por ministri i Brendshëm, sapo e mori vesh, akti i parë që bëri ishte të më largojë nga hetimi, më pas më transferoi në periferi dhe unë sot jam jashtë radhëve të Policisë”. Prokuroria njofton se edhe i tmerrshmi i të tmerrshmëve, Vladimir Gjutaj dhe një me mbiemrin Bruka, të lirohen menjëherë nga paraburgimi. Çfarë kishte ndodhur? Jua them unë. Saje Qorrin e kishte kërkuar Prokuroria. Jo një herë, por disa herë; zoti ministër, urdhëroni dhe dëshmoni. Saja nuk shkonte. Po pse nuk shkonte? Sepse Gjutajve u kishte dërguar Shullazin.

Taulant Balla: Po nga i di ti këto mo, nga i di?

Sali Berisha: A i di mirë unë këto të gjitha… Aq sa di mirë për ty, për përpjekjen për përdhunimet për ty… Pra, Saje Qorri i dërgoi Emilin Vladimir Gjutajt disa herë dhe zhvilloi negociata të mëdha që ta mbyllnin këtë punë, sepse Emili e kishte vendosur vetë. Përse u arrestuan Gjutajt? Sepse përpara zgjedhjeve, Gjutajt, në Bllok, e kishin shtrirë përtokë Saje Qorrin dhe rrahur në mënyrën më të egër. Dhe tani, Saje Qorri u bë me krahë dhe duhet t’u bënte rremën Gjutajve dhe për t’u bërë rremën Gjutajve, duhet të vendoste me Emilin e partisë… Nëse Saja s’e kishte vendosur vetë tritolin me Emilin, shkonte në Prokurori ai. Por Saja nuk shkonte dot nga përgjimet, të cilat fatmirësisht kësaj here nuk janë vetëm të një burimi, por të disa burimeve.

Taulant Balla: Të mbaroi koha…

Sali Berisha: Unë kam një kërkesë për qytetarët shqiptarë sot: U bëj thirrje qytetarëve shqiptarë që, për sigurinë e tyre, të armatosen, të sigurojnë armë, për të mbrojtur veten, vatrat, pasuritë e tyre, sepse nuk kanë asnjë siguri.

Taulant Balla: Ç’thua, do të përsërisësh ‘97?!

Sali Berisha: Nëse ju, o organizatë kriminale, mendoni të terrorizoni opozitën dhe qytetarët me bandat tuaja, ju garantoj se ne, opozita, dhe qytetarët janë të gatshëm t’jua kthejmë me të njëjtat mjete dhe ju të mos gjeni vrimë miu ku të futeni.

Vasilika Hysi: Po kjo është thirrje antikushtetuese…!

Sali Berisha: Po, po, të armatosen, sepse armatosen amerikanët, armatosen të gjithë qytetarët që duan të mbrojnë veten e tyre dhe me urgjencë të sjellim ligjin. T’u japim të drejtë qytetarëve të mbajnë armë. Me këtë organizatë kriminale nuk ka siguri, me këtë organizatë kriminale nuk ka rend, me këtë organizatë kriminale nuk ka rend, nuk ka qetësi. Këta këtu që hidhen, sigurisht hidhen sepse janë me bandat dhe sigurinë jua japin bandat. Opozita është këtu për të qëndruar dhe do të qëndrojë fuqishëm.

Piro Lutaj: Mos u quani këllëf, pastaj…

Sali Berisha: Dhe ju që bëni lojën e armëve ndaj qytetarëve për kërcënimet ndaj opozitës, ne jemi të gatshëm t’ju përgjigjemi juve në mënyrën më solemne. Vetëm një gjë: ju dhe ata që ju japin zemër juve, jeni më frikacakët e kësaj toke. Jeni si minjtë, që do të kërkoni vrima për t’u futur dhe nuk do të gjeni dot. Nuk mundeni ju të trajtoni shqiptarët në këtë mënyrë. Nuk mundeni ju të përzini dhe spastroni shqiptarët nga vendi i tyre.

Taulant Balla: Ik tani, se të mbaroi koha!

Sali Berisha: Ka fol 70 minuta ai. Pusho ti, mbylle gojën!

Taulant Balla: Ai është Kryeministër, ky është pensionist.

Sali Berisha: Shpresën e vret deputeti që shkon me pistoletë dhe godet me armë…

Taulant Balla: Po ai kllufi ça bën, ku e keni kllufin?!

Saimir Tahiri: Nuk e kuptoj se si ky Parlament vazhdon punimet normalisht, kur një ish-kryeministër i bën thirrje popullit të armatoset? Nuk besoj se ka thirrje më kriminale dhe antikushtetuese se kaq. Uroj që Prokuroria të gjejë kurajë që ta thërrasë, sepse është vepër penale të bësh thirrje publike për armatosje.

Flamur Noka: Të armatosen të gjithë…!

Valentina Leskaj: Zoti Noka, lëre ministrin të flasë, prit radhën. Nuk është pazar këtu!

Flamur Noka: Ky është ushtar i krimit…

Valentina Leskaj: Ulu në vend, mos bëj zhurmuesin. Ulu dhe ruaj etikën! Lëre të flasë ministri.

Flamur Noka: Ky është çerr i krimit. Mos i thuaj zoti ministër. Ky është çerr i krimit të organizuar./Panorama

Tags: edi rama
Previous Post

Erdogani:Humbje për ata që donin t’i sillnin humbje Turqisë

Next Post

Gazeta austriake: Në rast konflikti, Shqipëria do të futet në Maqedoni

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Gazeta austriake: Në rast konflikti, Shqipëria do të futet në Maqedoni

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.