Presidenti turk Erdogan ka thënë se kanë përjetuar humbje ata që mendojnë se mund të prishin stabilitetin e Turqisë me spekulimet prej pesë deri në 10 miliardë dollarë.
Erdogan iu drejtua qytetarëve të Antalias në vendin e vogël Kepez, në ceremoninë e hapjes të disa objekteve të ndryshme. Së bashku me Erdoganin në Antalia po qëndron edhe kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu.
Ai gjithashtu theksoi treguesit e rritjes ekonomikë të Turqisë.
“Ata që menduan se Turqia është një vend, stabiliteti i së cilës mund të dëmtohet nga spekulimet prej pesë deri në 10 miliardë dollarë, me kërcënimet boshe dhe intrigave diplomatike, kanë pësuar debakël”, tha Erdogan.
















