• Latest
  • Trending
  • All

Studiuesit: Gegnishtja të futet gradualisht nëpër shkolla

28/05/2016

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 19 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Studiuesit: Gegnishtja të futet gradualisht nëpër shkolla

28/05/2016
in Lajme

Studiuesit dhe gjuhëtarët e pranishëm e vunë theksin te nevoja urgjente e shpëtimit të gegnishtes dhe mbrojtjes së saj si kryedialekt i shqipes, si dhe sugjeruan një prani më të gjerë të saj në përmirësimet e standardit, por edhe futjen graduale të elementeve të gegnishtes në shkollat e sistemit parauniversitar. Në fund konferenca doli me një rezolutë drejtuar instancave gjuhësore dhe shtetërore.  

Dega elbasanase e Institutit të Promovimit të Vlerave në Gjuhën Shqipe zhvilloi ditën e shtunë në një prej sallave të bibliotekës së Elbasanit konferencën e dytë mbarëkombëtare me temën “Gegnishtja sot dhe elbasanishtja”. Morën  pjesë studiues, filologë, pedagogë, njerëz të letërsisë dhe gjuhësisë, mësues dhe studentë, dashamirës të gjuhës e letërsisë shqipe, si dhe specialistë të disiplinave sociolinguistike, të cilët dhanë kontribut me kumtesa dhe diskutime.

Kjo konferencë u zhvillua në vijim të një debati të gjatë në mediat shqiptare rreth problemit të trajtimit të gjuhës si një trashëgimi specifike e etnosit shqiptar, e cila, në kushtet e reja të gjeopolitikës ballkanike të pas viteve ’90,  kërkon ridimensionim dhe hapësira të reja zhvillimi. Kumtuesit në këtë konferencë janë aktorë aktivë të debatit mbarëshqiptar lidhur me gjuhën dhe propozues të një sërë modifikimeve që duhen zbatuar për ta ringjallur shqipen në kushtet e riunifikimit kulturor të Shqipërisë me Kosovën, si dhe të sfidës së impaktit me gjuhët e mëdha europiane në prag të integrimit të shqiptarëve në BE.

Nuk munguan kritikat për politikat e ngushta gjuhësore të së kaluarës dhe për praktikat e ndrojtura ndaj vetë parimeve të Kongresit të Drejtshkrimit 1972. Nga të gjithë kumtuesit pothuajse u theksua me të madhe nevoja për një prani më të gjerë dhe pa paragjykime të gegërishtes në shestimet e reja dhe përmirësimet e standardit. Por theksi kryesor u vendos mbi nevojat urgjente të “shpëtimit” të gegnishtes, të mirëmbajtjes dhe të mbrojtjes së saj si kryedialekt konstitutiv i shqipes, që mbart një letërsi të pandërprerë prej rreth 500-600 vjetësh e që deri në ditët e sotme jep një produkt serioz me vlera të spikatura.

Një pjesë e madhe e debatit të ndezur kohët e fundit lidhet me faktin se disa gjuhëtarë të shkollës gjuhësore preskriptiviste të Tiranës e kanë kuptuar se standardi nuk mund të zhvillohet në asnjë drejtim tjetër përveçse atij të gegërishtes, me format e saj të reduktuara sociolinguistikisht ekonomike si dhe me morinë e nuancave që i mungojnë, toskërishtes. Ky fakt e bën të domosdoshëm vijimin e debatit dhe përfshirjen në të të sa më shumë specialistëve, jo vetëm nga fusha e gjuhësisë, por dhe ajo e sociolinguistikës, psikologjisë, filozofisë, antropologjisë, jurisprudencës, moralistikës, fesë dhe shumë nga ajo e forcave krijuese letrare.

Konferenca tërhoqi dukshëm vëmendjen që institucionet, të cilat merren me gjuhën dhe gjuhën e letërsisë duhet të trajtojnë më me kujdes ekuilibrat e brendshëm të gjuhës që kanë të bëjnë me shprehësinë, me ruajtjen e traditës, me imunitetin ndaj agresionit të barbarizmave, si dhe me promovimin e sa më shumë stileve të ligjërimit letrar dhe jo vetëm.

Në fund konferenca doli me përfundimet e saj në formën e një rezolute që u drejtohet instancave gjuhësore dhe shtetërore për të mbështetur praninë e përbërëses gege brenda standardit të përmirësuar dhe të pasuruar të shqipes.

Rezolutë: 

Dega e qytetit të Elbasanit e Institutit për Promovimin e Vlerave në Gjuhë Shqipe (IPVGjSh), në konferencën e saj mbarëkombëtare të mbajtur në këtë qytet në datën 14.06.2014, pasi shqyrtoi një sërë faktorësh objektivë dhe subjektivë që kanë të bëjnë me nevojat imediate të rilançimit të gjuhës shqipe në kushtet e zmadhimit të arealit ndërkomunikues shqiptar, si dhe me perspektivën njëkalimëshe që ka bota shqiptare për t’u integruar në familjen e madhe europiane, gjë e cila do ta rrisë impaktin gjuhësor të saj me gjuhët e mëdha të kulturës dhe shprehësisë, shprehu shqetësimin për fatin e papërcaktuar të gegërishtes si pjesë e madhe konstitutive e gjuhës shqipe, që flitet prej rreth katër milionë shqiptarësh dhe shkruhet prej një grupi përherë në rritje letrarësh cilësorë.

Specialistë, njohës dhe përdorues të vetëdijshëm të gjuhës u shprehën kritikë me praktikat e Kongresit të Drejtshkrimit, i cili, megjithë përshkrimin e ekuilibruar të marrëdhënieve mes dialekteve në shestimin e profilit të standardit, në realitet nuk arriti t’i kapërcejë me sukses zotimet e veta fillimore për një gërshetim dialektor. Qoftë për shkak të parimit fonetik të toskërishtes që u vu në bazë të standardit, qoftë për zhvillim të paparashikueshëm të një prirjeje autotelike të vetëmjaftueshmërisë, gegërishtja e famshme e boshtit vertikal dhe horizontal të kulturës mbarëshqiptare, e  të folurit dhe e shkrimit letrar u “dëbua” faktikisht nga gostia gjuhësore e shqiptarëve. Për arsye që gjenden në instinktet e së shkuarës moniste, gegnishtja u rrëzua në prestigj dhe ajo iu lëshua një fati të papërcaktuar. Kjo vlerë e madhe e qytetërimit shqiptar u zhgërrye e u përqesh, u difamua dhe u la pas dore, thua se në të nuk ishte shkruar një letërsi e mbushur me parësi, që nga agu i Rilindjes europiane ku duhet të zgjoheshim edhe ne, e deri tek modernistët shqiptarë të fundshekullit XX. Kërkesave të përsëritura nga ana e jonë për një përgjigje të përgjegjshme se, po të humbiste gegërishtja, çfarë do të bëhej me letërsinë e madhe gege, me monumentet e shpallura si të tillë të gjuhës shqipe, me «Eposin e Kreshnikëve», me «Përrallat Kombëtare» dhe me «Kanunin e Lekë Dukagjinit», qendrat e mëdha të studimit e të prestigjit shkencor nuk i kanë dhënë ende asnjë përgjigje. Kjo na detyron të mendojmë se ata nuk merakosen për humbjen e gegërishtes dhe pasojat e kësaj humbjeje.

Një pjesë e madhe e debatit të ndezur kohët e fundit lidhet me faktin se disa gjuhëtarë të shkollës gjuhësore preskriptiviste të Tiranës e kanë kuptuar se standardi nuk mund të zhvillohet në asnjë drejtim tjetër përveç se atij të gegërishtes, me format e saj të reduktuara sociolinguistikisht ekonomike si dhe me morinë e nuancave që i mungojnë motrës së tij të vogël, toskërishtes. Ky fakt e bën të domosdoshëm vijimin e debatit dhe përfshirjen në të të sa më shumë specialistëve, jo vetëm nga fusha e gjuhësisë, por ajo e sociolinguistikës, psikologjisë, filozofisë, antropologjisë, jurisprudencës, moralistikës, fesë dhe shumë nga ajo e forcave krijuese letrare.

Duke peshuar sesa rëndësi jetësore ka për ruajtjen e kulturës kombëtare si dhe për afirmimin e pertinencave specifike identitare gjuha, kultura e gjuhës dhe gjuha e kulturës, të cilën ne e kemi për fat të mirë ende, kërkojmë të sensibilizohet jo vetëm shoqëria që e ndien, por s’e identifikon dot si pengesë, por edhe qendrat e kërkimit gjuhësor e letrar, katedrat e gjuhës e letërsisë në universitetet tona të dy kryeqyteteve e kryeqendrave tona brenda dhe jashtë shtetit amë, qendrat e studimit specifik gjuhësor dhe Akademia e sotme e Shkencave, e Tiranës dhe e Prishtinës, QSA-ja,  Ministria e Arsimit e Sporteve që harton kurrikula, ajo e Tiranës dhe e Prishtinës, si dhe Ministria e Kulturës, ajo e Prishtinës dhe, sidomos, ajo e Tiranës që ka marrë përsipër të ruajë trashëgiminë jomateriale dhe të rijetëzojë gjuhën.

Kërkojmë:

* shteti shqiptar që, me vetëdije dhe përkushtim, po i afrohet BE për t’u bërë pjesë e establishmentit të tij, të respektojë marrëveshjet e ratifikuara prej tij dhe të respektojë parimet e mrekullueshme të shpirtit unitar europian mbi ruajtjen dhe zhvillimin e diversitetit kulturor

* të përgatiten shkallë-shkallë kushtet për një normëzim modern e praktik të gegërishtes e cila, që në krye të herës, është shfaqur e gatshme për të “shkarkuar” elementet joqenësore të fjalës

* katedrat e gjuhës shqipe pranë fakulteteve të fokusohen në studimin e veçantive të këtij kryedialekti dhe të bëjnë shkallë-shkallë propozime për afrime drejtshkrimore të standardit me format e reduktuara gege që kanë 100 vjet që e kanë fituar qytetarinë në shqipen

* të bëhen studime, sipas udhëzimeve shumë serioze të Çabejt, për studimin e gegërishten me perspektivën e përafrimit të dy kryedialekteve tona në një shtrat të përbashkët jopreskriptiv, por evolutiv

* të adoptohen nga institucionet tona të monitorimit gjuhësor metodat eksperimentale dhe teknologjia e matjeve gjuhësore për përcaktimin e prirjes zhvillimore të gjuhës

* për dëmtimet dhe humbjet e saj gjatë këtyre 70 viteve të fundit gegërishtja të planifikohet që të vihet në mbrojtje me statusin e vlerës jomateriale që “MBROHET  NGA  SHTETI”

* t’i hiqet gegërishtes çdo pengesë formale dhe joformale për t’u shkruar, botuar dhe promovuar

* të rilançohet gegërishtja si një idiomë e gjuhës amtare që ka derdhur e derdh kontribute të mrekullueshme në llogarinë e letërsisë mbarëkombëtare me cilësi artistike dhe me spikamë estetike

* elementë të gegërishtes të futen pa vonesë e gradualisht nëpër shkollat e sistemit unik parauniversitar dhe të mundësohet përthithja pa firo e letërsisë historike dhe të sotme gege.

* të promovohen vepra dhe krijime në gegërisht. Madje do të ishte e udhës që shteti duhet të marrë përsipër të subvencionojë gegërishtshkruesit, të cilët, për hir të së vërtetës, janë të sakrifikuar qysh në çastin kur ata mendojnë se i drejtohen një auditori më të kufizuar.

* në të gjitha mbledhjet, tubimet, konferencat e takimet vendimmarrëse të botës shkencore gjuhësore shqiptare gegërishtja të konstituohet si PALË dhe të përfaqësohet prej studiuesish që kanë dhënë prova se nuk kanë qenë kurrë për përjashtimin e gegërishtes nga gignesthe-ja gjuhësore e letrare e kulturës shqiptare.

Konferenca II e IPVGjSh-së

Elbasan, qershor 2014

Kërkesat kyçe

-Të  përgatiten kushtet për një normëzim modern e praktik të gegërishtes

-Katedrat  e gjuhës shqipe të bëjnë propozime për afrime drejtshkrimore të standardit format e reduktuara gege

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

– Të bëhen studime me perspektivën e përafrimit të dy kryedialekteve tona në një shtrat të përbashkët evolutiv

Post Views: 75
Tags: Albanian dialectscultural debatesdebate kulturoredialektet e shqipesedi ramagjuha letraregjuhetaretlinguistsliterary language
Previous Post

Lazarati, Bejko: Policia po ben placke, Bizhga te mbaje nen kontroll forcat e rendit

Next Post

Shansi i Hillary Clinton-it

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Shansi i Hillary Clinton-it

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.