Roland Bejko, pedagogu i UT dhe ish-drejtues i lartë në Ministrine e Brendshme ka reaguar ne rrjetin social Facebook, duke dhene alarmin se policia po ben “placke”, ne shtepite ku kontrrollon ne Lazarat. Ai i eshte drejtuar me nje apel zv/drejtorit te pergjithshem te policise Sokol Bizhga.
Mesazhi i Bejkos ne FB:
Po më njoftojnë nga Lazarati se një grup policësh ka hyrë në shtëpitë e periferisë dhe po bën “plaçkë”! Pra po sillen si pushtues. Duke besuar në mirkuptimin e tij, unë po i bëj një apel Sokol Bizhgës, nëndrejtorit të përgjithdhëm të policisë së shtetit që të mbajë nën kontroll e disiplinë policët e tij për të mos kapërcyer të drejtën dhe kompetencat që u jep ligji në raste të tilla. Kush të mundet i lutem le t’ja përcjellë shqetësimin tim dhe të banorëve të Lazaratit.
Ja çfarë më shkruajnë:
” Vertet vepeim i mencur ajo qe beri Gati se keta jan terbuar fare jan bere si ata demat ne aren qe duan me patjeter gjake jane futur na banesa e po bejn teror duke u kthyer ne plackites te shtepive nje rest eshte ne shtepin e te ndjerit Latif Koli ku e veja e tij nga frike u fsheh ne vc ndersa ate shkaterusn cdo orendi shtepiake si dhe moren leke cash!Banditst me uniform ne keto momente jan fshehur ne nje shtepi te pa perfunduar dhe po shtin drejt fshatit se te uritur nuk jan pasi ne cdo shtepi ku kan shkelur jan futur ne dollapin e bukes e jan rehatuar si ne germadhat e tyre”















