Nuk dihet se përse vajza e ka kryer këtë veprim në një ditë të veçantë për të, siç ishte edhe ditëlindja e motrës. “Si ia bëre këtë motrës? Ajo sot kishte ditëlindjen”, – mësohet t’i ketë thënë babai të bijës, e cila ka qenë duke dhënë shpirt.
“Nderkohe qe po e hipnin ne ambulance tashme pa ndjenja vajzen, doktoresha i bertiste shoferit “ku ishe!!! ku ishe !!!! sa here ti kam rene telefonit”, – tregon dëshmitarja okulare për Jetaoshqef.
Kjo është papërgjegjshmëria e sistemit tonë shëndetësor, i cili i lë njerëzit të vdesin edhe kur mund të shpëtojnë. A.D., e cila ishte në lule të moshës dhe studionte për ekonomi në Tiranë, ndërsa rrinte në rezidencën studentore 24-25, ndoshta sot do të mund të kishte shpëtuar, ndoshta do të ishte gjallë e mes nesh, ndoshta edhe prindërit do të mund të gëzonin e festonin këtë ditë të shënuar, e cila u kthye në tragjike, në rast se dikush do të ishte më i përgjegjshëm.
Më poshtë gjeni rrëfimin e plotë të dëshmitares okulare për Jetaoshqef.























