Stema e re e Republikës së Maqedonisë duket se është më shumë shqiptare sesa maqedonase. Familje të njohurashqiptare, por edhe qytetet si Tirana, Vlora, Durrësi kanë patur dhe kanë luanin dhe kalanë si simbole në stemat e tyre, shkruan Zhurnal.
Madje, stema e dikurshme e qytetit të Durrësit është pothuajse identike me stemën e re që propozon qeveria, me dallimin e vetëm se kështjella qëndron në mes dhe jo sipër, mbi luanin.
Tejet e ngjashme është edhe me stemën e dikurshme të Tiranës, ku kështjella qëndron sipër luanit dhe një kulle.
Familjet shqiptare që kanë pasur luanin si simbol, janë ajo e Topiajve dhe ajo e Autonitëve.















