Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule deklaroi se Kryeministri Edi Rama, i mohoi Himarës barazinë. Duke komentuar replikat në Kuvend gjatë ineterpelancës me Kryeministrin Edi Rama, ai tha se barazimi i himariotëve me kuksianët dhe tropojanët, cenon barazinë dhe të drejtën e vetëdeklarimit. “Kryeminisitri Rama tha se pse duhet të ketë anëtarë nga minoritetet në Këshillin Kombëtar të RTSH, sepse në vazhdimësi duhet të jetë edhe trashëgimia kulturore e minoriteteve në emisione të veçanta në gjuhën e minoritetit. Ne kishim një kandidaturë më të denjë krijues i njohur, por në një kohë që ishim marrë vesh si me mazhorancën dhe opozitën nuk ndodhi. Në Himarë na thotë se interesimi për minortetet duhet të jetë si për Kukësin dhe Tropojën. Himarjotët kanë veçoritë e tyre dhe dallimet, këto si bëjnë më të mirë a më të këqinjë por të barabartë. Kyreministi iu cenon barazinë, të drejtën e vetëdeklarimit”, tha Dule. Ndërsa në lidhje me censusin e popullsisë, kreu i PBDNJ tha se ai duhet të bëhet nga e para, pasi minoritarëve iu është mohuar e drejta e vetëdeklarimit. Sipas tij tashmë është koha që në Shqipëri të ngrihen realitete europiane për kërkesat e minoriteteve. Në fjalën e mbajtur gjatë Konferencës së tetë të OMONIA-s, kreu i PBDNJ tha se drejtat e minoriteteve në Shqipëri nuk respektohen. “Nuk kemi klimën e dëshiruar që do të përputhej me standartet e frymës dhe gërmës për respektimin e të drejtave të minoritetit. Kërkohet dinamikë tjetër në aspektin e të drejtave të minoritetit, të zhvishet mentaliteti nga steriotipet dhe paragjykimet. Shoqëria jonë duhet të edukohet me frymën se, të drejtat e minoriteteve janë të shenjta. Kush nuk do donte që Shqipëria të ishte shembull. Do ishim ne të parët që do ta përshëndesnim, por situata nuk është ashtu, e thotë Këshilli i Evropës”, u shpreh Dule.
Rama: Vangjeli nuk di ç’të bëjë me lirinë
Në një postim në profilin e tij në Facebook, Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj deklaratës së kreut të PBDNJ, Vangel Dule. “Vangjeli po më kujton atë shprehjen se kush nuk di çfarë të bëjë me lirinë ankohet për mungesën e saj”, shkruan Rama.
















