Ai ka treguar se për 6 vite ngritja do të jetë në 28 për qind, apo ndarë në vite 4.66 për qind.
Stavileci gjatë një forumi ‘live’ me qytetarët për projektin ‘Kosova e Re’, ka thënë se fillimisht është menduar se do të ketë dyfishim të çmimit.
“Ne nuk kemi dashur që të mbesim peng i importit të energjisë, dhe kemi bërë një zgjidhje që duhet të jetë e pranueshme. Kemi menduar që tu ndihmojmë edhe kategorive sociale dhe më këtë kemi dashur që të gjejmë një zgjidhje edhe për qytetarët edhe për bizneset”, ka thënë Stavileci.






















