Kemi hyrë në fazën më të nxetë të Kampioantit Europian ndërsa shumë statistika interesante nuk i dini rreth këtij edicioni të 15-të.
Në ndeshjet e grupeve të ‘Euro 2016’ u shënuan vetëm 1,92 gola mesatarisht për ndeshje, por në 1/8 e finaleve u realizuan 19 gola në 8 ndeshje, mesatarisht 2,4 për ndeshje.
Në total, që nga nisja e Euro, janë shënuar 88 gola ne 44 ndeshje, pra 2 për ndeshje.
Por, kjo mesatare e golave është më e ulët që turneu i fundit evropian i 2012, kur u shënuan 2,5 gola për ndeshje.
Në 2014, gjatë Kupës së Botës në Brazil, efikasiteti ishte më i lartë, pasi mesatarja ishte 2,7 gola për ndeshje.
Shumica e golave në Euro-2016 (55 nga 88) janë realizuar në pjesët e dyta. Ka qenë e theksuar tendenca e shënimit të golave të vonshëm, pasi më se 10 gola janë realizuar në kohën shtesë.
Sulmi më i mirë në këtë turne ka qene i Belgjikës. Lojtarët e trajnerit Marc Ëilmots kanë shënuar 8 gola.















