“Dukuria e depresionit dhe pse jo edhe ajo e vetëvrasjes po aq sa prek shoqërinë Shqiptare prek dhe punonjësit e organizatës së Policisë. Rastet e punonjësve të Policisë të vetëvrarë janë reale dhe për këtë arsye duhet të mbajmë në vëmendje faktin e theksuar nga studime të ndryshme, se profesioni renditet nga profesionet që prodhojnë nivel të lartë risku dhe stresi e depresioni në raste te caktuara kur oficerët përballen me trauma ose eksperienca të forta”, tha Çako.
Në konferencën Shkencore Kombëtare “Depresioni dhe Vetëvrasja” që u zhvillua në bashkëpunim me një sërë institucionesh, u theksua se ky është një fenomen global.
Në përfundim u vendos të mblidhen, përpunohen dhe trajtohen në këndvështrimin analitik dhe psikosocial të tendencës së vetëvrasjes sidomos në 10-vjeçarin e fundit, në mënyrë që të jepen rekomandimet e nevojshme për hartimin e politikave që mund të parandalojnë këtë fenomen.






















