Operatorët, Telenor dhe VIP tashmë nuk do të mundë t’i shpërndajnë sinjalet e tyre më në këtë pjesë.
Gashi në një postim në rrjetin social Facebook, ka thënë se të martën priten të bëhen edhe matje të reja nga stafi i ARKEP-it sa i përket operatorëve ilegalë që veprojnë në Kosovë.
“Në përputhje me afatin e dhënë nga ARKEP, sot u ndërpre sinjali i dy operatorëve që kanë vepruar ilegalisht në telefoninë mobile në Republikën e Kosovës që nga pas-lufta, Telenor dhe VIP. Isha në pjesën Veriore të Vendit për ta konfirmuar këtë të arritur”, ka shkruar Gashi.
























