• Latest
  • Trending
  • All

Spartaku i jetimores së Shkodrës: Na gjakosnin, çarje të thella në kokë nga shkopi që na i qepnin në spital

30/05/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Spartaku i jetimores së Shkodrës: Na gjakosnin, çarje të thella në kokë nga shkopi që na i qepnin në spital

30/05/2016
in Aktualitet, Lajme, Vendi

Spartakun, jetimi që sjell një tjetër version të skandaleve në shtëpinë e fëmijës shkollor në Shkodër. Dëshmitari edhe sot i ka plagët e dhunës në kokë

Shtëpia e fëmijës shkollor në Shkodër, e përfshirë në një skandal keqtrajtimesh e abuzimesh, vazhdon të jetë në qendër të denoncimeve publike nga ish-rezidentë në këtë institucion. Spartak Sofia ka jetuar në këtë institucion deri në vitin 2008 dhe tregon abuzimet që ka përjetuar në ato vite. Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Shekulli”, Spartak Sofia rrëfen se si ai dhe fëmijë të tjerë futeshin në një ambient të veçantë të këtij institucioni që shërbente si infermieri dhe aty ndëshkoheshin nga kujdestarët. Sofia rrëfen se në jo pak raste, fëmijët gjakoseshin dhe më pas mjekoheshin dhe merreshin me të mirë ose u bëhej presion të mos tregonin. Dëmtimet që shkaktonin plagë, shenjën një prej të cilave ai e ka akoma në trup, paraqiteshin si rrëzime pasi nuk mbuloheshin dot, sepse duhej të dërgoheshin në spital për tu mjekuar.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Ju keni qenë banor rezidencial në shtëpinë e fëmijës shkollor në Shkodër. A ka patur raste dhune apo keqtrajtimi në vitet kur keni jetuar aty?

Unë kam shkuar aty që kur mbusha moshën dhe fillova shkollën pasi më parë jam trajtuar në befotrof dhe në shtëpinë e fëmijës shkollor. Kam qëndruar aty deri në 14 vjeç. Dhuna dhe keqtrajtimet kanë qenë të vazhdueshme dhe të pranishme. Kjo ndodhte sa herë bënim ndonjë sherr, qoftë dhe të vogël, pasi rrahjet ishin të zakonshme. Kur them rrahjet nuk kam parasysh goditjet me shuplakë, pasi këto ishin të zakonshme, por rrahjet me shkop fshese, që kanë qenë prej druri

Si dhe ku ndodhte kjo dhe a merreshin masa për të ndëshkuar ato që ju godisnin?

Në katin e parë ka qenë një ambient që përdoret si shtëpi familje me disa shkallë dhe një korridor të ngushtë. Në fund ishte një dhomë që shërbente si infermieri. Kujdestaret na dërgonin aty dhe na rrihnin, pastaj na mjekonin. Kjo i fshihej drejtuesve. Në kohën time drejtori ka qenë shumë i mirë dhe i përkushtuar, por gjithçka ndodhte kur nuk ishte aty, pasdite, në mbrëmje ose në mëngjes. Unë vetë jam goditur me shkop, jam gjakosur dhe ajo që më goditi, së bashku me të tjerë, më dërguan në spital për të më qepur në kokë, pasi nuk më ndalej gjaku dhe plaga ishte e thellë. Kam qenë në klasën e tretë kur ka ndodhur kjo dhe akoma sot e kam shenjën në kokë (e tregon atë) .

Cili ishte shkaku? Po pas kësaj çfarë ndodhi?

Shkaku ishte se kisha bërë pis krevatin dhe prandaj më dërguan tek dhoma dhe kujdestarja më rrahu me shkopin e fshesës. U çava në pjesën e djathtë të kokës dhe më dilte shumë gjak. Më dërguan në spital dhe më qepën. Si mjekëve ashtu dhe drejtorit i thanë se isha rrëzuar, ndërsa mua më porositën të mos tregoja të vërtetën se do ta pësoja më keq. Atë ditë më trajtuan më mirë duke më dhënë ushqim të zgjedhur, pasi isha i sëmurë.

A kujtoni raste tjera keqtrajtimesh apo abuzimesh gjatë viteve që ju keni jetuar aty?

Po ka patur dhe dëmtime më të rënda, i kemi patur unë, dy djem e një vajzë. Bëhet fjalë për dëmtime në kokë që kanë sjellë pasoja, sidomos tek tre të tjerët, pasi unë isha i dëmtuari më i lehtë edhe pse akoma sot e kam shenjën e qepjes. Kur na godisnin kokës kishte pasoja më të rënda se goditjet në trup ishin të përhershme dhe nuk na bënin përshtypje. Por e theksoj se ishte personeli që na godiste. Sa për abuzimet e tjera këto i kuptonim, sidomos kur u rritëm sepse shikonim personelin që dilte me çanta me ushqime nga institucioni, ndërsa ne na jepnin gjysmë racioni për të ngrënë. Kujtoj që na jepnin gjysmë salçiçeje, ose gjysmë veze se pjesa tjetër që ishte për ne vidhej nga punonjësit. Këtë e kuptonin kur vinin të huaj në institucion, ose kontrolle ose media, se na i jepnin racionin e plotë, apo kur na dërgonin me pushime në Velipojë, ku nuk na linin gjithë verën siç thuhej se duhej të ndodhte, por vetëm disa ditë.

A ka patur abuzime apo ngacmime seksuale në kohën kur jetonit aty?

Jo, nuk di të ketë patur të tilla. Ndërsa për rastet e tanishme, e di se janë të vërteta, pasi këtë e ka vërtetuar ekspertiza mjekësore, ndërsa në vitet kur kam qenë unë nuk di të ketë patur.

IKJA  NGA QENDRA, ÇFARE NDODH ME FEMIJET SI SPARTAKU

Mesazhi prekës i djalit që di gjithçka për dhunën që ndodh në ambientet e qendrës Personazhi jonë që pranoi të rrëfehet për gazetën “Shekulli” tregon kalvarin e gjatë të vuajtjeve të tij për të gjetur një mundësi tjetër jetese. Ai pranon se është mjaft e vështirë nëse nuk ke një person që të ndihmon, ndërsa saktëson se ka filluar punë si pastrues. Edhe për atë punë i është dashur ndërhyrja e njerëzve të njohur ndërkohë që tregon se për të vazhduar jetën i duhet edhe një strehë. Në fakt shtëpi ndahen çdo vit, me program të veçantë të bashkive, por kjo kategori nuk përfaqësohet nga asnjë lloj organizate. Pasi mbushin 14 vjeç ata hidhen në rrugë duke mos u kujdesur askush për ta.

Kur largohesh nga institucioni, ku dhe si jetonit?

Unë aktualisht vazhdoj të jetoj tek konvikti i shkollës së muzikës. Kemi qenë 27 vetë, tani jemi 5 vetë sepse të tjerët kanë dalë e kanë marrë shtëpi me qira sepse kanë krijuar familje. Punoj çfarë të mundem pasi kam të siguruar vetëm fjetoren dhe për tu ushqyer, veshur apo nevoja tjera duhet të punoj. Më ka ndihmuar Arvit Osja, drejtori i sigurimit shëndetësor dhe jam i punësuar pastrues në ambientet e PS-së në Shkodër, por me raste bëj dhe punën e pastrimit të xhamave pasi e zotëroj si profesion dhe kur gjej e kryej dhe këtë punë, sidomos në lokale apo ndërtesa të ndryshme.

Cili është mesazhi juaj drejtuar shtetitshe institucioneve të tij?

Unë do t’i kërkoja shtetit apo bashkisë që të vendoste kamera në ambientet e institucionit pasi aty fëmijët keqtrajtohen sistematikisht dhe kjo fshihet nga personeli. Fëmijëve u bëhen presione të ndryshme për të mos folur. Keqtrajtimi ka ndodhur dhe ndodh, dhe nuk e kam fjalën për sharje apo ofendime, por për dhunë fizike. Një apel i bëj dhe të gjithë atyre që punojnë ose do të punojnë aty: Të mos abuzojnë me fëmijët, me jetimët ose ato që nuk kanë mundësi të jetojnë pranë familjeve dhe halli i ka çuar aty. Të vënë dorën në zemër për këta fëmijë.

Tags: edi rama
Previous Post

Greqi, polici “klient” arreston 43-vjeçarin shqiptar

Next Post

Rrezikon burgun nëna e fëmijës që ra në kafazin e gorillës (VIDEO)

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Rrezikon burgun nëna e fëmijës që ra në kafazin e gorillës (VIDEO)

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.