Më shumë se 70,000 persona kanë nënshkruar një peticion dhe kanë nisur një fushatë që të nisë hetimi i prindërve të fëmijës, i cili ra 3 metra poshtë.
Kafsha u qëllua për vdekje nga personeli i kopshtit zoologjik për të mbrojtur katërvjeçarin, pasi filloi ta tërhiqte atë përreth. Michelle Gregg, personi që e vrau gorillën, po përballet me kritika nga përdoruesit e mediave sociale dhe mbrojtësit për të drejtat e kafshëve, të cilët pretendojnë se gorilla nuk paraqiste asnjë rrezikshmëri për fëmijën.
Në përgjigje të kritikave në Facebook, nëna e djaloshit tha se “të tilla aksidente ndodhin”.
“Djali im është i sigurt dhe në gjendje të ecë, pavarësisht tronditjes dhe gërvishtjeve, nuk ka eshtra të thyera apo dëmtime të brendshme. Si shoqëri, ne gjykojmë shpesh se si një prind mund të mos kujdeset për fëmijën e tij. Aksidentet ndodhin, por unë jam mirënjohëse që njerëzit e duhur ishin në vendin e duhur”.
Jerry Stones, 74 vjeç, nga Teksasi, që e ka rritur gorillën e quajtur Harambe, e përshkroi atë si një “gjigant të butë”.















