• Latest
  • Trending
  • All

SPAK, një qen rroje i PS

19/04/2021

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 11 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

SPAK, një qen rroje i PS

19/04/2021
in Aktualitet

Andi Bushati

Që prej fillimit të javës që shkoi, pasi Lapsi.al botoi skandalin e grabitjes të të dhënave personale të qytetarëve të Tiranës, unë dhe kolegu im Armand Shkullaku jemi bërë pjesë e një hetimi të Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit. Fillimisht një grup oficerësh të policisë gjyqësore u shfaqën në zyrat e medias sonë, gjoja për të ekzekutuar urdhrin e shefave të tyre për sekuestrimin e provave të këtij krimi.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Përgjigjja jonë qe e thjeshtë: Le të shkonin në zyrat e Partisë Socialiste, ku gjendeshin serverat me të dhënat që mbërritën deri tek ne. Ose po të donin të shkonin në ato të E- Albanias, besimin tek e cila e propogandon me të madhe kryeministri, por mbi të cilën po thellohen dyshimet se e ka shitur konfidencialitetin e qytetarëve, për interesat e një partie të vetme. Ata kërkuan që ne t’i jepnim provat dhe burimin që dispononim dhe u larguan pasi morën përgjigjen se profesioni i gazetarit na detyron të mos e “shesim” as burimin tonë dhe as rrethanat që e dekonspirojnë atë.

Dy ditë më pas, në 16 prill, u morëm në pyetje në SPAK për atë që kishte ndodhur. Prokurorët e organit të “tmerrshëm”, të sapo dalë nga reforma në drejtësi, që pretendohej se do i jepte fund pandëshkueshmërisë, na pyetën me cilësinë e dëshmitarit që kishte djeni për ngjarjen. Në fakt u habitën se çështja penale e regjistruar fillimisht, nuk kishte të bënte aspak me krimin zgjedhor të cilin ne denonconim (kjo do të shtohej më pas). Një gjë të tillë ia kërkova edhe prokurores që më mori në pyetje, duke i sugjeruar, për aq sa lejon konfidencialiteti i një seance të tillë, të shkonin dhe të pyesnin edhe në zyrat e shtetit apo PS, sepse përndryshe, kjo çështje, do të varrosej shumë shpejt. Pak a shumë këto gjëra thashë për kolegët e mi gazetarë në dalje të SPAK.

Por, në vend që hetimi të drejtohej në këtë rrugë logjike, që siç ma kanë pohuar me gojën e tyre edhe dhjetra juristë, avokatë e ish prokurorë, do të ishte e vetmja që një profesionist do të ndërrmerrte, të dielën u njohëm me një vendim të papritur. Një gjykatëse nga ato që kanë kaluar të freskëta vettingun, Iliriana Olldashi, nuk kishte pritur një ditë të zakonshme jave, po kishte shfrytëzuar të dielën, për të nxjerrë një vendim absurd, që kërkonte provat e krimit, jo atje ku kanë ndodhur, por në zyrat e Lapsi.al. Madje ajo kishte shkuar edhe më tej duke nënshkruar për sekuestrimin e kompjuterave, serverave dhe celularëve të ne gazetarëve kudo që ato ndodheshin.

Po çfarë kishim ne që na duhej sekuestruar me patjetër?

As armë, as kontenierë droge, as karta identiteti të blera me paratë e tenderave dhe koncesioneve, për të mos i lënë njerëzit të votojnë të lirë.

Ajo që ne kishim ishte një bazë të dhënash që sot e disponojnë me mijëra vetë, të cilët të lënduar, të prekur, të revoltuar se jetojnë në një regjim oruellian mbikeqyrjeje, kërkojnë herë dëshpërimisht dhe herë me humor, patronazhistin e tyre. Tashmë këto të dhëna i kanë botuar me dhjetra media, i kanë përcjellë në rrjetet sociale sa e sa ndjekës.

Ato janë një sekret publik.

Pra pyetja nuk është kush i disponon, por cili i ka grabitur aty ku duhej të ruheshin?

Por, në këtë pistë me sa duket SPAK nuk ka dëshirë të hetojë.

Duke u konsultuar me shumë specialistë të fushës, ata na kanë dhënë njëzëri dy sugjermime. Nëse kjo punë do të duhej të bëhej profesionalisht, duheshin ndjekur së paku dy rrugë.

Së pari, duhej hetuar pranë E- Albania, nxjerrja e të dhënave nga serveri i së cilës lë gjurmë. Janë tashmë të shumta dëshmitë se qytetarë (madje dhe gazetarë) që gjenden prej vitesh jashtë, që nuk kanë ardhur fare në Shqipëri, por që për arsye kërkese dokumentash kanë depozituar të dhënat e tyre tek AKSH, janë dekonspiruar.

Pra ata, as nuk kanë pasur lidhje me PS-në, as kanë kontaktuar me patronazhistin e saj dhe e vetmja mundësi prej nga ka rrjedhur informacioni me të dhënat personale të tyre është kontakti që kanë pasur me shtetin (E- albanian).

Rruga tjetër do të kish qenë të merreshin urgjentisht në pyetje ata persona, emrat e të cilëve figurojnë si patronazhistë dhe një mumër të konsiderueshëm të të cilëve Lapsi.al i ka vërtetuar që punojnë për llogari të rilindjes. Kush i ka urdhëruar të merreshin me ato të dhëna? Cili ua ka dhënë? Si iu ka rënë në dorë numri i telefonit, adresa, numri i kartës së identitetit të atij që duhet të mbikqyrin?

Por, para se të bëjë këtë, prokuroria dhe gjykata e posaçme kanë preferuar të merren me ne gazetarët. Dhe aq këmbëngulës po tregohen në këtë pikë, sa natyrshëm të lind dyshimi: çfarë po kërkojnë realisht, atë që ka kryer krimin e vjedhjes të të dhënave të qytetarëve, atë që po i përdor këto të dhëna personale për të përmbysur rezultatin e 25 prillit, apo thjesht duan të kapin atë që ka tradhëtuar nënën parti dhe ka nxjerrë në sipërfaqe krimin që ajo donte ta mbante fshehur?

Duke u sjellë kështu si po sillen, duke hetuar, jo për ata që duhet të gjendeshin pas hekurave, por për denoncuesin e tyre, SPAK dhe Gjykata e Posatçme po dëshmojnë një zbythje prej lakeu politik. Ata kanë nisur një gjueti shtrigash ndaj armikut të partisë duke i lënë të flenë të qetë armiqtë e qytetarëve.

Nëse ne si gazetarë, u përpoqëm të bëjmë detyrën tonë si watchdog, pra sipas një zhargoni gazetaresk, atë të qenit roje në të mirë të interesit publik, prokurorët dhe gjyqtarët e drejtësisë së re duket se kanë nisur punën si watchdog të rilindjes. ©Lapsi.al

Previous Post

Nëpunës, policë dhe ushtarakë në listën me mbi 9,000 “patronazhistë” socialistë

Next Post

Momenti i neutralizimit të Rudolf Nikollit

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Momenti i neutralizimit të Rudolf Nikollit

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.