• Latest
  • Trending
  • All

Nëpunës, policë dhe ushtarakë në listën me mbi 9,000 “patronazhistë” socialistë

19/04/2021

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 11 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Nëpunës, policë dhe ushtarakë në listën me mbi 9,000 “patronazhistë” socialistë

19/04/2021
in Aktualitet

Gjergj Erebara | BIRN | Tiranë

Të dhënat e databazës së rrjedhur në media tregojnë se socialistët kanë krijuar një ushtri me mbi 9 mijë “patronazhistë” në Tiranë, shumica e së cilëve janë punonjës të administratës apo të Bashkisë, por edhe të Forcave të Armatosura dhe Policisë, sektorë që e kanë të ndaluar me ligj të merren me politikë aktive.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Një analizë statistikore e databazës së rrjedhur në media për menaxhimin e votuesve sugjeron se shumica dërrmuese e “patronazhistëve” të Partisë Socialiste janë të punësuar në administratën publike qendrore dhe vendore, përfshirë edhe të punësuar në institucionet që e kanë të ndaluar me ligj aktivitetin partiak, të tilla si Garda e Republikës, Forcat e Armatosura apo Policia e Shtetit.

BIRN e përdori databazën për të identifikuar numrin dhe vendin e punësimit të personave të shënuar nga partia si “patronazhistë”; një term që është krahasuar gjerësisht me ish-bashkëpunëtorët famëkeqë të Sigurimit të Shtetit nën diktaturë, por që për kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Veliaj janë anëtarë partie që bëjnë punë të vyer.

Lajmi për ekzistencën e databazës u publikua fillimisht nga Lapsi.al të dielën e kaluar, ndërsa databaza qarkulloi gjerësisht nëpër internet gjatë javës, duke u bërë një sekret që e dinë të gjithë.

Databaza përmban 910,061 rreshta, ku në çdo rresht gjenden gjeneralitetet dhe të dhënat personale të një qytetari. Qytetari më i moshuar në databazë ka lindur në vitin 1922, ndërsa më i riu në 31 dhjetor 2002. Që të gjithë në databazë kanë të drejtë votimi dhe janë banorë të qarkut Tiranë.

Rreth një në çdo pesë qytetarë në listë kanë të shënuar institucionin publik apo kompaninë private ku janë të punësuar, ndërsa për afro 70 mijë votues, patronazhistët kanë lënë shënime të ndryshme.

BIRN identifikoi emrat e “patronazhistëve” dhe i ballafaqoi ato me listën e votuesve për të zbuluar numrin e tyre si dhe vendin e punës.

Gjithsej rezultuan 9027 patronazhistë, ose afërsisht një për çdo njëqind votues. Nga këta, 1984 vetë nuk ishin të përfshirë në databazë si votues, gjë që sugjeron se janë patronazhistë në Tiranë, por jo votues të qarkut Tiranë. Duke qenë se nuk gjenden në databazë, të dhënat e punësimit për këta patronazhistë nuk gjenden.

Nga 7133 patronazhistët që mbeten, 4205 vetë kanë emër unik, pra emri dhe mbiemri i tyre përputhen me vetëm një individ në listën e votuesve të patronazhuar, gjë që do të thotë se punësimi i tyre mund të identifikohet me një shkallë të lartë sigurie. Emrat e pjesës tjetër prej 2928 vetësh përsëriten në databazë dy ose më shumë herë. Në një rast, emrin dhe mbiemrin e një patronazhisti e mbajnë edhe 36 qytetarë të tjerë.

BIRN përdori emrat unikë për të parë se ku janë të punësuar këta patronazhistë.

Alban Dafa, hulumtues për çështje të sigurisë dhe qeverisjes pranë Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, tha se e sheh çështjen e ‘patronazhistëve’ si problematike në aspektin e vijueshmërisë së regjimit të kontrollit politik që nga periudha komuniste.

“Kemi të bëjmë me një sistem paralel grumbullimi informacioni jashtë kanaleve zyrtare veçanërisht shqetësues, nëse marrim parasysh se edhe shefi i Shërbimit Informativ është i markuar nga një patronazhist,” tha Dafa.

“Për të kuptuar natyrën dhe shkallën e problemit, është mjaft e rëndësishme që për këtë çështje të kryhet një hetim parlamentar,” shtoi ai.

Administrata furnizon ‘ushtrinë’ e patronazhistëve

Ndarja e shtetit nga partia në pushtet dhe krijimi i një administrate publike profesioniste jopartiake është një nga themelet e shtetit të së drejtës dhe një nga kushtet që Shqipëria duhet të plotësojë për integrimin në Bashkimin Evropian.

Megjithatë, disa mijëra prej patronazhistëve të identifikuar nga BIRN punojnë kryesisht në administratën publike, qendrore apo vendore, si dhe në morinë e kompanive nën pronësi shtetërore.

Bashkia Tiranë, ajo e Kavajës apo Bashkia e Rrogozhinës kanë një numër të madh “patronazhistësh” të punësuar prej tyre dhe po kështu kanë edhe Rezidenca Studentore Universitare 1 dhe 2, kompani shtetërore që kanë nën administrim konviktet universitare dhe që janë nën varësinë e Bashkisë Tiranë apo agjencia Tirana Parking, e cila arkëton të ardhura nga parkingjet me pagesë në rrugët e Tiranës.

Stafi i bashkisë qendrore në Tiranë numëron rreth 300 patronazhistë, Bashkia e Kavajës 190, ndërsa Bashkia e Kamzës ka 60 të tillë. Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit rezulton se ka rreth 30 “patronazhistë” dhe po kaq ka edhe Drejtoria e Përgjithshme e Taksave Vendore. Patronazhistë ka furnizuar edhe Agjencia e Shërbimeve Funerale, e cila menaxhon varrezat e qytetit Tiranë apo Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit.

Edhe kompania shtetërore e shumëdebatuar së fundmi për shkak të grevës së pashpallur të punonjësve, Albcontroll, rezulton se ka 11 “patronazhistë”. Posta Shqiptare ka rreth 100 emra në listë.

AKSHI, institucioni i shumëdebatuar dhe i akuzuar si burimi i mundshëm i një pjese të informacionit në këtë databazë, ka së paku nëntë patronazhistë. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve si dhe Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë kanë patronazhistët e tyre.

Kompanitë shtetërore, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes dhe Furnizuesi i Shërbimit Universal kanë së bashku mbi 250 patronazhistë, ndërsa edhe Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, drejtori i së cilës garon aktualisht në Shkodër për Partinë Socialiste, ka një numër të kufizuar patronazhistësh.

Segmente të tjera të administratës publike, të tilla si drejtoritë arsimore apo administrata e çerdheve dhe kopshteve numërojnë me qindra patronazhistë, ndërsa një numër jo i vogël rezultojnë të punësuar në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës.

Informacioni i grumbulluar nga patronazhistët përfshin edhe elementët më personalë të jetës private, përfshirë të dhëna nëse dikush është i sëmurë apo i përket një religjioni të caktuar.

Në dy raste, votuesit janë identifikuar si “LGBT”, ndërsa në disa raste të tjerë si “katolikë” që rrjedhimisht janë të lidhur me një parti të caktuar. Mes shënimeve të patronazhistëve nuk mungojnë as rastet e racizmit, ku disa qytetarëve u është referuar si “dorë e zezë”, term pezhorativ që përdoret për të identifikuar shqiptarët egjiptianë apo romë.

Në shumë raste, patronazhistët i kanë identifikuar votuesit veçanërisht si “romë” dhe kanë shtuar shënimin “po punojmë”. Nuk mungon as identifikimi i votuesve si “të sëmurë” apo “sindroma doën”, ndërsa në një rast të popullarizuar edhe në median sociale, shkruhet: “ndoshta nuk vjen. Është me pampers, por do ta ngremë për leckash”.

Patronazhistë edhe në Forcat e Armatosura apo Polici

Zbulimi i databazës shkaktoi debat të gjerë në shoqërinë shqiptare, ndërsa një pjesë e qytetarëve e panë idenë e gjurmimit nga një “patronazhist” si një praktikë shoqërie totalitare.

Presidenti Ilir Meta i quajti ata “fuksa”, një term pezhorativ i përdorur nga shqiptarët gjatë kohës së komunizmit për bashkëpunëtorët e të frikshmit “Sigurimi i Shtetit”, policia sekrete e cila shënjestronte popullsinë jobesnike ndaj partisë për ta persekutuar, internuar apo burgosur.

Kryeministri Edi Rama i mori në mbrojtje patronazhistët, duke i përshkruar ata si aktivistë të zakonshëm të një partie politike, të tillë që “trokasin nëpër dyer për të kërkuar vota”, ndërsa nuk ka komentuar mbi pyetjet se si ndodhi që këta aktivistë kanë në duar të dhënat personale të të gjithë votuesve.

Edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, në strukturat e të cilit punojnë shumë prej patronazhistëve të ekspozuar, deklaroi se ai i është “shumë mirënjohës” atyre dhe i përshkroi si njerëz që “marrin informacion, të japin informacion dhe të prezantojnë programin.”

Shënimet që patronazhistët kanë lënë në databazë duket se në fakt bëjnë më shumë se sa thjeshtë “prezantojnë programin” apo “marrin informacion”.

Në shënimet e lëna nga disa nga “patronazhistët” vihet re përdorimi i referencës TIMS si burim informacioni, nëse një qytetar është apo jo emigrant. BIRN identifikoi disa dhjetëra raste të përdorimit të fjalës TIMS në databazë.

Në një të tillë shkruhet: “Emigrante TIMS por PD”, ndërsa në një tjetër, “Me PS por emigrant nga Tims Tomori”.

TIMS është akronimi i Sistemit të Menaxhimit Total të Informacionit –një databazë konfidenciale me të dhënat e hyrje-daljeve nga kufiri nën administrimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Komentet e shënuara në databazë sugjerojnë se “patronazhistët” e Partisë Socialiste kanë akses në këtë sistem dhe e përdorin atë për të mësuar nëse një votues është ajo jo prezent në Republikën e Shqipërisë dhe kur ai është larguar për herë të fundit, informacione këto që shërbejnë për të konkluduar nëse është emigrant afatgjatë.

Ministria e Brendshme deklaroi se ajo nuk disponon një listë me emra punonjësish policie të përfshirë në databazën e socialistëve ndërsa konfirmoi se punonjësit e policisë së shtetit nuk kanë të drejtë të jenë anëtarë apo aktivistë të një partie politike.

“Ka një çështje të regjistruar nga Prokuroria për rastin në fjalë, e në këto kushte nuk mund të bëjmë asnjë koment, që mund të cenonte këtë hetim,” shtoi ajo.

Policia e Shtetit, e cila është përballur me akuza në rritje për sjellje politike në favor të partisë në pushtet, nuk iu përgjigj kërkesës për koment deri në publikimin e këtij shkrimi.

Zëdhënësi i kryeministrit Edi Rama nuk iu përgjigj pyetjeve të dërguara me email për mënyrën se si Partia Socialiste ka arritur të aksesojë të dhënat në sistemin TIMS.

Megjithatë, BIRN identifikoi disa dhjetëra persona që punojnë si patronazhistë në Partinë Socialiste dhe paralelisht janë efektivë të Forcave të Armatosura, Gardës së Republikës apo Policisë së Shtetit.

Së paku shtatë patronazhistë janë të shënuar në databazë si të punësuar nga Drejtoria e Policisë, ndërsa gjashtë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë. Katër punojnë te Njësia Rajonale e Policisë Rrugore, ndërsa pesëmbëdhjetë të tjerë punojnë te një strukturë e quajtur “Q.SH.A.M.T Ministria e Brendshme”.

Nëntë janë të punësuar në Aparatin e Ministrisë së Brendshme dhe disa prej tyre duket se punojnë në drejtorinë e kufirit dhe migracionit.

Gjithsesi, BIRN nuk gjeti të dhëna që të lidhë patronazhistët që janë punonjës policie me shënimet që sugjerojnë përdorimin e sistemit TIMS për identifikimin e vendndodhjes së votuesve.

Së paku 29 patronazhistë janë efektivë të Forcave të Armatosura dhe kanë të shënuar punësimin si, fjala vjen, “REPARTI USHTARAK 5001” apo “REPARTI USHTARAK NR.1020”. Angazhimi i Forcave të Armatosura në fushatën elektorale të një partie politike është në fakt i ndaluar me ligj dhe cënon themelet e rendit kushtetues.

Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Forcave të Armatosura nuk iu përgjigjën kërkesave të BIRN për koment të dërguara në emailet e tyre zyrtare.

Ekspertët politikë me të cilët foli BIRN, e shohin ekzistencën e databazës si një cënim i rëndë i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme për shkak të shkeljes së së drejtës së qytetarëve për votë të fshehtë dhe si cënim i sigurisë kombëtare dhe i rendit kushtetues.

“Skandali i publikimit të të dhënave personale të mbi 910 mijë qytetarëve përbën një kërcënim serioz për sigurinë e qytetarëve dhe integritetin e procesit zgjedhor,” tha Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit të Studimeve Politike në Tiranë.

Sipas Krasniqit, skandali bëhet edhe më serioz nga ngadalësia dhe heshtja që kanë treguar institucionet që duhet të hetojnë çështjen, të tilla si Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Komisioneri Kundër Diskriminimit apo Prokuroria e Posaçme.

“Të dhënat se në grupin e patronazhit politik bëjnë pjesë efektivë të ushtrisë dhe të policisë së shtetit e shndërrojnë skandalin në kërcënim për sigurinë kombëtare. Një vend i NATO-s nuk mund të lejojë burimet ushtarake të përdoren për fushata elektorale dhe për kufizimin e lirive politike,” shtoi ai.

Alban Dafa pranë Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim tha se përfshirja e punonjësve të Forcave të Armatosura dhe të Policisë në listën e patronazhistëve partiakë tregon nivelin e politizimit të këtyre institucioneve kyçe të sigurisë.

“Politizimi i tyre lë të kuptohet se integriteti institucional është cënuar rëndë. Kjo do të ishte edhe më e problematike, nëse ‘patronazhistët’ e konfirmuar si efektivë të Forcave të Armatosura dhe Policisë mbajnë pozicione të tilla ku përpunojnë informacion të klasifikuar. Nëse do të ishte kështu, mundet që partitë politike të kenë krijuar një sistem informal të survejimit prej të cilit – në bazë të informacioneve publike –  nuk ka shpëtuar as vetë drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror,” tha Dafa.

Shqipëria është një vend me të shkuar totalitare ku përgjatë dyzet e pesë viteve të sundimit komunist, një rrjet agjentësh të Sigurimit të Shtetit përgjuan qytetarët në vendet e tyre të punës, në kafene, në shkolla apo edhe brenda familjeve, informacione që partia në pushtet i përdori për të shënjuar kundërshtarët e vet.

Në fillim të viteve 1980, rrjeti i bashkëpunëtorëve të sigurimit numëronte 14 mijë vetë në një vend me rreth 2.5 milionë banorë ose afërsisht një spiun për çdo 180 banorë. Partia Socialiste duket se ia ka dalë ta tejkalojë këtë rekord, duke përdorur mbi 9 mijë “patronazhistë” për 910 mijë votues, ose afërsisht një patronazhist për çdo 100 votues. BIRN

Previous Post

Tiranë/ Sulm me thikë në xhaminë “Dine Hoxha”! 6 të plagosur, kush është autori

Next Post

SPAK, një qen rroje i PS

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

SPAK, një qen rroje i PS

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.