Aleanca KuqeZi ka mbërritur në Hamburg, pas tubimeve në Vjenë,Baden, Bruksel e Berlin, për fushatën e saj “Autokton, mbi 10 milion”. Lideri i AK, Kreshnik Spahiu, është pritur nga mijëra emigrantë dhe aktivistë, mes të cilëve ka apeluar për nënshkrimin e Projektligjit “Pasaportë për çdo shqiptar” dhe “Vota emigrantëve online”. “Shqipëria sot ka një parlament të gjymtuar, ndërsa Kosova ende një shtet pa qeveri, sot më shumë se kurrë kanë nevojë për elitat e reja te shkolluara në perëndim. Jemi i vetmi komb në botë që valëvisim disa flamurë dhe kemi disa himne. Ne qëndrojmë të bashkuar në sport, art, kulturë por qëndrojmë të ndarë aty ku fut hundët politika. Miliona shqiptarë si nënë Tereza, Rugova, Bekim Fehmiu, lindën, jetuan, punuan dhe ndërruan jetë si shqiptarë, por Shqipëria kurrë nuk u dha pasaporta shqiptare. Miliona shqiptarë sot nuk votojnë dot se ne jemi i vetmi shet në BE që ua mohojmë të drejtën e votës gjysmës së popullit që jeton jashtë kufijve”, deklaroi Spahiu. Mes thirrjeve kuqezi dhe flamujve të lëvizjes së AK, mbi 3000 mbështetës kanë nënshkruar peticionin që do i prezantohet Kuvendit Shqipërisë: “Pasaporta për çdo shqiptar në origjinë” dhe “Vota Emigrantëve online”.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















