Motoja e sivjetme e festivalit do të jetë “për kokërr t’qefit” dhe është punuar në përcaktimin e aktiviteteve treditore. Këto aktivitete sipas njoftimit, do të jenë më shumë sesa vitin e kaluar.
Është bërë e ditur se nuk do të mungojnë as mbrëmjet me muzikë me DJ dhe rock grupet më të njohura në vend e rajon.
Në hapjen e këtij festivali tashmë tradicional, do të marrë pjesë Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi.
Ky festival i cili organizohet nga Komuna e Rahovecit, këtë herë është mbështetur nga MBPZH-ja.






















