Erdogan më 1 shtator ka theksuar se këto dy grupe paraqesin rrezik për Turqinë, edhe pse grupi i kurdëve është njëri prej aleatëve kryesor të SHBA-ve në në luftën kundër IS-it.
Presidenti turk tha se milicia e kurdëve të Sirisë, ka dështuar që t’i përmbahet marrëveshjes që të tërhiqet në lindje të lumit Eufrat.
Ai përsëriti qëndrimin e tij se kurdët e Sirisë janë “terroristë” dhe se janë të lidhur me militantët kurdë në Turqi,.
“Askush nuk pret nga ne që të lejojmë një korridor të terrorit në kufirin tonë jugor”, ka thënë Erdogan.
Ai ka shtuar se Turqia dëshiron të krijojmë “një zonë të sigurt” në kufi me Sirinë por këtë ide nuk e ka mbështetur asnjë fuqi botërore.
Duke folur për çështjen e Erdoganit dhe kurdëve të Sirisë, Pentagoni është pajtuar me pretendimet se presidentit turk se është pastruar kufiri. Zëdhënësi i Pentagonit ka thënë se IS-i tashmë gjendet rreth 25 kilometra nga kufiri me Turqisë, afër qytetit sirian të Al-Rai. /rel/






















